Ngjela: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, ka plane ogurzeza

501
Politikani Spartak Ngjela i kërkoi kryeministrit Rama të japë dorëheqjen, ndërsa u shpreh se aim und të ketë plane ogurzeza për të siguruar qëndrimin në pushtet. “Gjendja ekonomike është në rrënim; dhe nga qeveria paraqiten përqindje të rritura zhvillimi si kongreset e tiranisë Hoxha. Vetëm borxhe dhe gjobitje drastike se shteti është pa para, por njerëzit e papunë duhet të hanë bukë me përqindjet e Ramës. Pa prodhim dhe pa asnjë skemë investimi, se qeveria është e izoluar ngaqë po bllokon Reformën në Drejtësi. Por, përveç këtyre, tani kemi përpara edhe një kryeministër të trembur deri në panik”, tha Ngjela. Ai shtoi se trafikantët dhe krimi i rrugës i lidhur me pushtetin vendor në qytetet e mëdha po ikën nga vendi në panik. “Po identifikohen ndërkombëtarisht oficerë policie të lartë të lidhur me trafiqet ndërkombëtarë. Po kërkohet arresti i oficerëve të policisë, dhe ata largohen në arrati se lajmërohen. Ndërkombëtarët po identifikojnë dhe të tjerë pushtetarë që po dalin nëpër hetimet masive të FBI-së”, nënvizoi avokati. Sipas tij, Rama, “I gjithë nën një pushtet cerebral psikik, kërkon të kompensojë dekompensimin e ligësisë së tij patologjike duke gënjyer shqiptarët”. “Në fakt, ky kryeministër tani ka ikur, por ligësia nuk e lejon ta mendojë, dhe i jep një shpresë se mendon edhe Saliun si ndihmë. Pse iu duhet shqiptarëve ky pafille, që të vuajnë ligësinë e tij? Përse e do pushtetin ky kryeministër, që nuk e kupton se nuk ka më jetë politike, se këtej e tutje do dalin vetëm fakte kundër qeverisë së tij, dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt? Pse, ende mendon ky se do të ketë një luftë rajonale që ta shpëtojë? Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër. Po kush është ky? Fakti që nuk jep dorëheqjen është një nga ata që po ikin që tani nga sytë këmbët. Nëse nuk jep dorëheqjen, provon se ka plane ogurzeza në mendje. Por, do të përfundojë shumë keq”, tha Ngjela.
Sigal