Nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Meta: I lumtur të uroja sot të gjithë besimtarët me rastin e Ditës së Ashures

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Ilir Meta ka uruar nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, të gjithë besimtarët me rastin e Ditës së Ashures.
Postimi i plotë:
I lumtur të uroja sot, nga Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, të gjithë besimtarët me rastin e Ditës së Ashures.
Shëndet, mbarësi, begati dhe të ardhme më të mirë për të gjithë!
Duke përkujtuar dhe nderuar sakrificat sublime të 72 Dëshmorëve të Qerbelasë ne përjetësojmë mesazhin se betejat për lirinë dhe dinjitetin njerëzor u bëjnë nder të gjithë atyre, të cilët kanë kurajon, vendosmërinë dhe besimin, se vetëm duke luftuar për këto çështje të mëdha, ja vlen të jetohet.
Në këtë Ditë të Bekuar theksoj angazhimin e Partisë së Lirisë për kthimin dhe kompensimin e menjëhershëm të të gjithë pronave të komuniteteve fetare brenda 100 ditëve të para të qeverisjes dhe rritjen me 10-fish të mbështetjes së tyre financiare nga buxheti i shtetit.
Sigal