Xhaferri: Qytetarët nesër do vërshojnë në shesh kundër Kryeshërbëtorit të Krimit!

21
Sigal

Nga Besart Xhaferri/

Bisedat sy ndër sy me qytetarët dhe me tregtarët në rrugët e Tiranës teksa shpërndanim fletëpalosjet për protestën kombëtare të 20 Shkurtit me të rinjtë e FRPD dhe deputetët na plotësojnë bindjen se jemi në rrugën e duhur dhe na inkurajojnë të mos e ndalim rezistencën.

Realiteti në terren është dramatik në raport me shpopullimin dhe mjerimin e njerzve të thjeshtë, krejt e kundërta e asaj çfarë na shet Rilindja në 3D dhe ERTV.

Si asnjëherë më parë qytetarët janë të braktisur nga institucionet dhe të vjedhur nga një kastë të korruptuarish që është vënë në shërbim të krimit dhe instalimit të narkoshtetit.

Nesër shqiptarët i ftoj të vërshojnë masivisht në shesh kundër një Kryeministri që u zotua se do ishte kryeshërbëtor i shqiptarëve por po sillet me ta si Tutor.

Ne do t’u dalim zot shqiptarëve të ndershëm dhe Shqipërisë me çdo çmim dhe kurrë nuk do t’a tradhëtojmë besimin e tyre që na mbështesin.

Liria nuk negociohet, por vetëm fitohet dhe mbrohet!