Nga Adriatik Dosti – Kuvendi i turpit dhe referendumi që i dha grushtin e fundit Bashës

310
Sigal

Maskarada e sotme vërtetoi 100 % se PD e Lulit ka vite që është seksion partiak i PS të Ramës dhe ai vetë është e mbetet thjesht një këlysh i tij e i Sorrosit. Një frikacak, burracak, gënjeshtar e mashtrues……e një tradhëtar i PD, opozitës, demokracisë e i demokratëve… Turp për të gjithë ju që shkelët mbi dinjitetin e personalitetin tuaj dhe morët e u bëtë pjesë e atij kuvendi poshtërues  të një show të pisët antishqiptar e antidemokrat të paguar e inskenuar prej banditit Rama e bandës së tij kriminale.

E megjithëatë as Rama e shteti i tij në mbështetje të tij…as ambasadoët ”vizitues e mbështetës”…as policia e as forcat speciale mbi tarracën e Selisë Blu që i ruajnë kokën , zyrat e karrigen ish- kryetarit as çeta e tij e shpartalluar  me 6 gra që kërkojnë burra…me 6 burra që kërkojnë gra , me 3 burra që kërkojnë burra e me 3 gra që bashkëjetojnë me gra …as Bari i Kimetes…as gazetarucët bythëshitur…as salla e Pallatit të Kongreseve që me 2.200 vende sot nxuri 5004 delegatët e PD- së- Lylit & Gjanës, por edhe të Rushajt, Salianjit, Bardhit, Alizotit, Alibeajt, …Gjekmarkajt, R.Bejkos, Markut…Gridës, Joridës, Inës, Fluturës , Godoles etj, etj… e as Kuvendi -show me paratë, njerëzit, sponsorizimin e mbështetjen e Ramës nuk e shpëtuan dot Lul -Bravën e Partinë e tij të maskave të hequra nga dështimi, turpi e humbja !

Referendumi ku nga 76 mijë antarët e PD në gjithë Shqipërinë 43.385 [ 57-58 %] prej tyre edhe pse me dyer të mbylluara e të kyçura me zinxhir, brava të ndërruara, të kërcënuar, nën presion, shantazhe, provokime etj …i thanë një PO të fortë shkarkimit të ish- kryetarit sharlatan, palaço, klloun, i pabesë, tradhëtar, antidemokrat, antishqiptar e këlysh të Ramës & Sorrosit e kompani.

Në të njëjtën ditë të 18 dhjetorit të 2021 …në Tiranë …me njerëz të Ramës, të marrë nga rruga, të paguar, fëmijë e familjarë që shndërrohen brenda javës në Delegatë …në një karrige ku sot qëndruan 3 vetë në Pall. e Kongreseve …në një listë alla -fytyrëziut J.Gjana me 5004 delegatë… ku nga 7.646 që ka gjithsej PD…e çoi për pak ditë në 9.939 numrin e tyre [ kur Partia komuniste kineze me e madhja në botë me 89 milion antarë ka 2.211 delegatë]…që votonin vetëm me ngritje dhe ulje dore e ku më shumë u sha e u sulmua Berisha se sa Rama prej një PD -tip Lyli ku pretendon se armik kryesor ka Ramën e jo Saliun etj, etj…

Në të njejtën ditë nga Vermoshi në Konispol gati 44 mijë anëtarë të bazës së PD reale nga 76 mijë gjithsej i dhanë grushtin e fundit dërrmues kryetarit bashkëpunëtor e zagar të Edvinit…skuthit e tradhëtarit të demokratëve e të demokracise Lyl – Bravës !

Kuvendi i sotëm i Lyl -Gjanës do të hyjë në histori si kuvendi i Turpit të madh e i prishjes së rëndë të imazhit të PD së vërtetë e poshtërimit të demokratëve të ndershëm në mbarë vendin…

Personalisht jam i prirur ta besoj Berishën, i cili edhe pse ka gabime plot: të paktën shquhet për seriozitet, korrektesë e burrëri…ndërkohë që Basha dallohet e ka lindur për të qenë dinak, i pabesë, gënjeshtar e mashtrues….

Dhe më vjen të qesh tek mendoj se brenda 7 ditësh PD e Lyl & Gjanës arriti të sajojë plot 2300 delegate dhe të bëjë diferencën me kuvendin e 11 dhjetorit me + 69 të tillë…rastësi kjo shifër teksa përkon me stilin e preferuar të Gaz Bardhit !

Referendumi ku nga 76 mijë antarët e PD në gjithë Shqipërinë 43.385 mijë prej tyre edhe pse me dyer të mbylluara e të kyçura me zinxhir, brava të ndërruara, të kërcënuar, nën presion, shantazhe, provokime etj …i thanë një ‘PO’ të fortë shkarkimit të ish- kryetarit palaço

E ndershme dhe demokratike është që të dyja PD tashmë duhet të bëjnë publike listat e delegatëve votues pasi 4446 -të 11 dhjetor të Berishës e 5004 të Jeminit sikur bëjnë 9450-të apo jo? Ndërkohë që zyrtarisht me firmë e vulë të Bashës në 13 qershor të 2021 numri i tyre është 7.646 [???]…sepse sikur me ngec llogjika tek mendoj që salla 2200 vendeshe sot e Lyl & Gjanës të ketë mbajtur dy fish e gjysëm më shumë delegatë votues…

Ligji e statuti i PD-së e thotë qartë se askush nuk lejohet të votojë dy herë për të njejtën çështje ndaj vete delegatët duhet ta kerkojnë me insistim publikimin e listës pasi ndryshe me emrin e tyre është gënjyer, mashtruar e abuzuar…

Referendumi i sotëm e nxorri Bashën humbës edhe në lagjen e vet… llumi, gorillat, pantallonë – grisurit, anti-amerikanët etj …e nxorën Lyl – bravën humbës një javë më parë…sot njerëzit e Ramës, të punësuarit e Kunatit…fëmijët e familjarët e PD së tij e simpatizantët e Kimetes u munduan ta shpëtojnë e ta shndërrojnë në fitues…kapuçonet e Reneas me urdhër e porosi të Edvinit vazhdojnë ta ruajnë ende brenda Selisë Blu…në 20 dhjetor, që nga sheshi i shtëpisë të demokratëve Berisha do të udhëheqë protestën kundër Open Ballkan e Ramë & Vuçiçit…Lyli pretendon se është e ardhmja dhe e akuzon Berishën se është e shkuara….hahahaha

Unë personalisht jam i prirur të besoj faktet e llogjikën…dhe më rrezulton se e drejta është në krahun e atyre që Marangozi jua ndërron Bravën pa i lajmëruar fare pra cubërisht … është në krahun e atyre që nuk pranojnë të dëgjojnë këngë nga Lista e preferuar e muzikës që dëgjon Blinkeni …të cilën jua rekomandon Kimetja,…e drejta është e atyre që u ulen secilit në stolin, karrigen e ndenjësen e vet siç ndodhi me ata të Kuvendit të 11 dhjetorit e nuk mund të jetë kurresesi e atyre që në 2.200 karrige sot ulen 5004 bythë ..