Nesër mbledhja e grupit parlamentar të PD-së/ Berisha: Nuk jemi të ndarë

“Jam i pari që do të marr pjesë!”-kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që do të zhvillohet paraditen e nesërme në orën 9.

Pasi doli nga mbledhja e ‘Komisionit të Rithemelimit’ Berisha deklaroi për mediat se është njoftuar nga kolegë të tij dhe se nuk ka më ndarje brenda PD-së.

Sigal

Ai konfirmoi pjesmarrjen edhe pse nuk është ftuar nga kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkeled Alibeaj.

“Referendumi i 11dhjetorit dhe votimi i 6 marsit tregoi se ne duhet të jemi të bashkuar. Unë nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë nga zoti Alibeaj, që nuk lejohem të marr pjesë. Ne mbledhjet e grupit parlamentar nuk i kemi të ndara. Më kanë njoftuar kolegët e mi se kam mbledhje dhe unë do shkoj”-tha Berisha.