Shqipëria është vend-depozitimi i parave të pisëta që investohen tregti, ndërtim apo në hapjen e kompanive me objekt pastrimi. Rezulton se gjatë vitit 2021, 179 milion euro të futura në vend vijnë nga kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale. Kjo përbën 17% të të ardhurave të huaja në futura në vendin tonë për vitin 2021 ose 60% më shumë se në vitin 2020
Shqipëria është vend-depozitimi i parave të pisëta që investohen kryesisht në ndërtim apo në hapjen e kompanive me objekt pastrimi.Rezulton se gjatë vitit të kaluar, 179 MLN € të futura në vend vijnë nga të ardhura kompanish të regjistruara në parajsa fiskale. Kjo përbën 17% të të ardhurave të huaja në futura në Shqipëri për vitin 2021.Kjo vlerë parash është investuar në shtete që konsiderohen si parajsa fiskale që mbrojnë konfidencialitetin e biznesmenëve, ku kryesimin e mban Qipro (201 MLN € të futura në vend), Malta, ishujt Kajman etj.Investimet nga jashtë kapin totalin e 1 MLD e 31 MLN € dhe fluksin më të madh të hyrjes në vend e kanë patur gjatë gjysmës së dytë të vitit. Krahasuar me vitin 2020, këto kompani rritën investimet me 60% më shumë.Shqipëria ka mangësi në luftën kundër pastrimit të parave dhe ndodhet në listën gri të Maneyval, një strukturë e Këshillit të Evropës për vlerësimin e masave kundër pastrimit të parave. Ky organizëm i kërkon qeverisë shqiptare, përmirësime në disa fusha që lidhen me uljen e informalitetit dhe monitorimin e parasë kesh në ekonomi.