Në Shqipëri: Mbështetja direkte për fermerët është 20 herë më e ulët se vendet e rajonit!

204
Nga Xhelal Mziu
Në Shqipëri: Mbështetja direkte për fermerët është 20 herë më e ulët se vendet e rajonit!
Sot në Shqipëri kemi shpopullim të zonave rurale, mijëra hektarë tokë djerrë, zero mbështetje për bujqësinë në raport me rajonin!
Që të ndalohet shpopullimi i fshatit, të rritet produktiviteti i bujqësisë dhe të anëtarësohemi në BE, Shqipërisë i duhet të rrisë urgjentisht financimet e drejtpërdrejta për bujqësinë, thekson Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara!
Fermerët shqiptarë marrin mbështetje direkte vetëm 3 euro/ha, ndërsa 42 euro shkoin për institucione dhe ente monitorimi (korruptive) për bujqësinë!
Në vendet e tjera, shumica e fondeve shkon direkt tek fermerët (shih grafikun).
Në Bosnjë, jepen 66 euro/ha, 60 euro/ha shkojnë për fermerët drejtpërdrejtë!
Në Kosovë jepen 69 euro/ha, 54 euro/ha shkojnë për fermerët drejtpërdrejtë!
Në BE, jepen 446 euro/ha për zhvillimin rural, 274 euro shkojnë për mbështetje direkte tek fermerët.
Vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë mbështetje direkte tek fermerët 53 euro/ha, ndërsa Shqipëria vetëm 3 euro/ha, ose 20 herë më pak !
Shqipëria çon shumë pak fonde publike në bujqësi, ka një strukturë të përkeqësuar shtetërore, fondet nuk shkojnë aty ku duhet !
Shqipëria akordon shumë pak fonde buxhetore për bujqësinë, nuk shkojnë direkt tek fermerët, nuk përballen dot me konkurrencën e tregut rajonal dhe evropianë!
Shqipëria, në sektorin e bujqësisë është e papërgatitur për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rritja e fondeve ndaj fermerëve, zhvillimi i institucioneve, janë larg thithjes së fondeve të Bashkimit Evropian.
Një vend kandidat duhet të akordojë nga buxheti i brendshëm mbi një të tretën e fondeve që pret nga buxheti i BE.
Shqipëria duhet të gjashtëfishojë alokimin për bujqësinë, duke i çuar subvencionet 190-200 milionë euro në vit.
Sektori i bujqësisë, duhet të ishte shumë më i zhvilluar në Shqipëri, për shkak të sipërfaqes tokës, klimës dhe pozicionit gjeografik të vendit.
Sot jemi me bujqësinë më të rrënuar në Europë dhe më gjërë, vetëm për një arsye, të politikës diskriminuese të qeverisë rilindase ndaj fermerëve!
Sigal