Lidhën e grabitën çiftin e moshuar në Vermosh, autorët u aksidentuan teksa largoheshin, çfarë iu ndodhi më pas

118
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Dy të moshuar, në shtëpinë e tyre, janë lidhur e plaçkitur gjatë orëve të natës nga persona të panjohur.

Pre e grabitjes kanë rënë Tom Tinaj me bashkëshorten, me banim në qendër të fshatit Vermosh.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate.

Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se janë aksidentuar dhe në Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.

Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.