“Në darkë do dëgjoni se ‘na ndërhynë hakerat iranianë’, por janë ata qeveritarë”, Berisha: Disa drejtorë në Durrës kanë dashur të bëjnë xhandarin. Policia ka marrë pushim sot

83
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka votuar sot në qendrën e tij të votimit teksa pasi ka kryer detyrën si qytetar ka dhënë dhe një mesazh për zgjedhësit.

I pyetur nga gazetarët për problemet e deritanishme të procesit, siç ishte ai me identifikimin elektronik, Berisha tha se janë hakerat qeveritarë që ndërhynë.

Ai denoncoi dhe praninë e drejtorëve apo njerëzve të maxhorancës në QV-të në Durrës.

“Pajisjet kanë pasur në një përqindje të vogël mosfunksionim. Do të dëgjoni në darkë që do të thonë se na ndërhynë hakerat iranianë, por në fakt janë hakerat qeveritarë që ndërhynë. Kjo është e para. E dyta ka disa qendra në Durrës, peshkaqeni famoz Roni Shqopa, disa drejtorë dhe përgjegjës të njësive administrative kanë preferuar, kanë dashur të bëjnë xhandarin në QV, por janë përzënë siç e meritojnë. Noviteti tjetër është se në qoftë se i bini numrit të policisë ai nuk përgjigjet. Ka marrë pushim sot policia”, deklaroi Berisha.