Ndryshimet në qeveri, Kuvendi do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

222
Sigal

Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme, për shkak të ndryshimeve të papritura në qeveri ditët e fundit të 2021, ku kryeministri Edi Rama emëroi Olta Xhaçkën si ministre të Jashtme dhe Niko Peleshin ministër të Mbrojtjes.

Seanca do të nisë në orën 17:00, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Katër muaj para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama vendosi të bëjë ndryshime në qeveri. Olta Xhaçka do të jetë ministrja e re e Punëve të Jashtme, ndërsa Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes.