U arratis nga komisariati, gjykata jep “arrest me burg” në mungesë për 30-vjeçarin

241
Sigal

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë në mungesë për 30-vjeçarin Rilian Lala, i cili u arratis mëngjesin e sotëm nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende.

30-vjeçari Rilian Lala u arratis nga Komisariati Nr. 1 mëngjesin e sotëm, pak minuta para se policia ta shoqëronte drejt Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Rilian Lala ishte arrestuar dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit” për armëmbajtje pa leje, ndërsa kishte hedhur armën, kur po e ndiqte policia.