Panariti viziton fabrikën e ambalazheve metalike në Drenovë: Ky investim ofron mundësi për punësim për banorët e zonës

468
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti

vizitoi fabrikën e ambalazheve metalike në Drenovë, në Korçë.

Në fjalën e mbajtur Panariti theksoi se ky është një investim shumë i rëndësishëm për zonën e Korçës që ofron punësim për banorët e zonës.

“Është i vetmi investim i këtij lloji në Shqipëri. Ambalazhi metalik i prodhur nga kjo kompani shërben për paketimin e prodhimeve të bulmetit dhe vajrave vegjetal”, është shprehur Panariti.

“Në bisedën që pata me drejtuesit e saj, ata më siguruan për zgjerimin e gamës së produkteve dhe për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.

Një investim i mençur i cili dëshmon se idetë e mira gjejnë terren dhe zbatim në tregun vendas”, ka vijuar ministri.
Sigal