Ndryshimet në Kodin Penal kalojnë me konsensus në Kom. e Ligjeve

456
Sigal

TIRANE– Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot propozimin për ndryshime në Kodin Penal. Ky propozim i cili u miratua unanimisht, përfshin ndryshime që kanë të bëjnë me ashpërsimin e dënimit për ata që luftojnë jashtë shtetit. Në komisionin, ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se “opozita shprehet pro amendimeve, dhe pranon sugjerimet nga OPDAT dhe Prokuroria lidhur me këto ndryshime”. Anëtarët e Komisionit të Ligjeve, duke votuar unanimisht propozimin për ndryshime në Kodin Penal, kanë ofruar edhe mbështetje për të forcuar politikën penale në vendin tonë.