Ndisi nga Kukësi: Reforma në drejtësi, siguri për investitorët e huaj

532
I ngarkuari me punë i ambasadës së Suedise për Shqipërinë, e ka cilësuar kusht të domosdoshëm për integrimin, reformën në drejtësi. Sipas tij reforma duhet të jetë dhe garant për sigurinë e investimeve të huaja. 
Për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, themelore cilësohet procesi i reformës në drejtësi. I ngarkuari me punë i ambasadës së Suedise për Shqipërinë, Johan Ndisi, tha se kjo reformë e domosdoshme, ndihmon sistemin e Drejtësisë, siguron zgjidhje të drejtë të problemeve të qytetarëve, por mbi të gjitha ofron siguri për investitorët e huaj.
Johan Ndisi: Janë shumë të rëndësishme të gjitha reformat për zhvillimin e Shqipërisë, sidomos reforma e gjyqësorit. Së pari ndihmon vendin të eci përpara drejt familjes së madhe europiane dhe së dyti tërheq investitorët e huaj, të cilët do të ndikojnë në sistemin e ekonomisë së Shqipërisë.
Këto deklarata i ngarkuari me punë i ambasadës së Suedise për Shqipërinë i bëri gjatë një takimi iinformues me të rinjtë kuksianë, për perspektivat e të ardhmes së tyre.
Sigal