Ndihma për 11500 familje në nevojë, Veliaj: Mirënjohje për qindra qytetarë

389
Sigal

Janë mbi 11500 familje në nevojë dhe të moshuar të vetmuar që marrin çdo ditë ndihmë nga Bashkia e Tiranës dhe grupi i saj i vullnetarëve.

Përmes një postimi në Twitter, Kryebashkiaku Veliaj shprehet se teksa beteja ndaj virusit do dhe pak kohë, betejën kundër cinizmit e kemi fituar.

“Teksa beteja ndaj virusit do dhe pak kohë, betejën kunder cinizmit tashmë e kemi fituar – virozë jo më pak e dmshme. Qindra vullnetare shërbejnë përditë me perkushtim në 11,500+ dyer për familjet në nevojë e gjyshërit tanë.

Unë dhe kryeqyteti ju jemi kaq mirënjohës “,shkruan Veliaj.