Dr. Ina Zhupa publikon videon: Propaganda e një dite nuk e mbush dot barkun e zbrazur

430
Sigal

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej ditësh ka nisur të shpërndajë vetë ndihmat në familjet në nevojë. Por për zëdhënësen e Partisë Demokratike, Dr.Ina Zhupa, shfaqja e Veliajt në dyert e familjeve në nevojë është një propagandë.

“Propaganda e një dite nuk e mbush dot barkun e zbrazur në 364 ditë të këtyre banorëve. Propaganda nuk ju siguron dot ilaçet, as shërbimin shëndetësorë. Ndalni poshtrimin me propagandë bajate dhe jepuni ndihmën e nevojshme qytetarëve të Tiranës që sot janë në vështiresi.

Dëgjojini hallet e qytetares dhe përgjigjet që i jep Veliaj!”, shkruan Zhupa, teska ka publikuar dhe bisedën e qytetarit të parë të Tiranës me një banore të Shëngjergjit.  E moshuara i thotë Veliajt se ka djalin e sëmurë, ndërsa ky i fundit i përgjigjet “mirë s’ka gjë”.

Ina K. Zhupa

Propaganda e një dite nuk e mbush dot barkun e zbrazur në 364 ditë të këtyre banorëve.Propaganda nuk ju siguron dot ilaçet, as shërbimin shëndetësorë.Ndalni poshtrimin me propagandë bajate dhe jepuni ndihmën e nevojshme qytetarëve të Tiranës që sot janë në vështiresi.Dëgjojini hallet e qytetares dhe përgjigjet që i jep Veliaj!

Gepostet von Ina K. Zhupa am Dienstag, 7. April 2020