Ndërtuesi i Kullës përballë  “Kishës Ortodokse” në Tiranë,  ka 17 vjet pa lidhur kontratën  me pronarin e tokës

341
Sigal

Denoncimi/ Kostandin Basho: Fatkeqësisht konstatoj se shoqëria ndërtuese, “Al&GI” Shpk me shtesat pa leje dhe ndërhyrjet, përveç detyrimit tonë ligjor, ka përdhosur edhe projektin që mban firmën e një prej arkitektëve më në zë aktualisht z. Casamonti

Fatkeqësisht  konstatoj se shoqëria ndërtuese, “Al&GI” Shpk   me shtesat  pa leje dhe ndërhyrjet ka përdhosur edhe projektin që mban firmën e një prej Arkitektëve më në zë aktualisht z. Casamonti.

Njerëzit më të zellshëm gjatë kësaj periudhe të tranzicionit të tejzgjatur janë kategoria e personave kanë përfituar pushtet dhe pasuri, më së shumti në mënyrë të padrejtë dhe me rrugë e mjete shpesh herë të dyshimta dhe të kamufluara. Ata lidhen me shtetarë qëndrorë apo lokalë, duke i qëndruar besnik parimit “shkojmë nga fryn era” apo duke parë “se nga anon kandari” i gjeopolitikës, ku shikimi është nga Perëndimi, por mendja nga oligarkia e Lindjes së afërt dhe të largët ruso-kineze. Këtë lloj strategjie e kanë ndjekur më së miri edhe individë të veçantë të oligarkisë së “Kullave” që po ndërtojnë në mënyrë të mistershme dhe me plot abuzime si në raporte me pronarët e tokës, që ia kanë besuar për zhvillim, ashtu edhe me detyrimet ndaj shtetit, që nisin me fshehjen e detyrimeve ligjore, manipulime të ndryshme, apo abuzuar me projektin ndaj urbanistikës, bashkisë, KRTRSH-së, etj.

01

Kulla që mbështetet tek Gjykata e Lartë, përballë “Kishës Ortodokse” në Zemër të Tiranës

Këto ditë në redaksinë e “Telegraf”, ka mbërritur një denoncim nga përfaqësuesi i një familje të nderuar në Tiranë, i cili ngrinte shqetësimin për mashtrimin që po i bëhej nga kompania, e cila kishte marrë përsipër zhvillimin e pronës së tij. Dhe nuk kishte pak, por plot 17 vjet që në mëngjes i premtonte respektimin e kontratës dhe në mbrëmje, humbiste në labirinthet e  lartësisë së kateve dhe shtesave të mistershme. Sipas ligjit për të zhvilluar pronën e ligjshme dhe ndërtimin e një objekti të ri është e domosdoshme pajisja me leje zhvillimi dhe leje ndërtimi. Leja e zhvillimit është dokumenti i lëshuar nga autoriteti përgjegjës, i cili përcakton kushtet zhvillimore për një pronë të caktuar. Leja e zhvillimit është e nevojshme për çdo parcelë dhe jepet me miratimin e planit të detajuar vendor. duke respektuar ligjin, procedurat dhe dokumentat për marrjen e lejes së zhvillimit dhe marrëveshjen me pronarin legjitim.

Pra, edhe pse kjo kontratë duhej bërë që para 17 vitesh, pronarët sot e kësaj dite nuk kanë në dorë Kontratën si detyrim ligjor menjëherë pas lëshimit të lejes së ndërtimit e aq më pak të kenë në dispozicion sipërfaqet takuese për t’i shfrytëzuar, në një kohë që objekti ka filluar të funksionojë si zyra e shërbime pa marrë lejen e shfrytëzimit, akt ky i domosdoshëm për lejimin e përdorimit të një objekti ndërtimor.

02

Ndërtuesi i kullës në qendër të Tiranës, ende nuk ka lidhur me pronarin e truallit Kostandin Basho, kontratën e shkëmbimit

Po çfarë po bëhet me zhvillimin e pronës së pronarëve nga ana e investitorit ?! Kush është rregullatori që respekton këtë marrëveshje, dhe si veprohet për rastet kur investitori ose mashtron pronarin, shkel marrëveshjen noteriale si dhe manipulon institucionet shtetërore, që e kanë pajisur me leje ndërtimi, qoftë ky pushtetit lokal apo qëndror.

Në letrën e tij informuese për institucionin më të lartë të qeverisjes shqiptare, mbi situatën e pronësisë së truallit në “Kullën” në krahë të  Gjykatës së Lartë dhe përballë “Kishës Ortodokse në Zemër të Tiranës, pronari i truallit,  Kostandin Basho, ngreh shqetësimin e ligjshëm për problematikën e krijuar prej Shoqërisë “Al&GI” Shpk  për objektin ku po ndërtohet kulla dhe marrëdhënien e tensionuar prej shkeljeve tejet të rënda prej pronarit të saj.

Në letrën e tij informuese për institucionin më të lartë të qeverisjes shqiptare, mbi situatën e pronësisë së truallit në “Kullën” në krahë të  Gjykatës së Lartë dhe përballë “Kishës Ortodokse në Zemër të Tiranës pronari i truallit,  Kostandin Basho, ngre shqetësimin e ligjshëm për problematikën e krijuar prej Shoqërisë “Al&GI” Shpk  për objektin ku po ndërtohet kulla dhe marrëdhënien e tensionuar prej shkeljeve tejet të rënda prej pronarit të saj. Sipas pronarit Basho KRT-ja e Tiranës ka dhënë lejen me vendimin nr.106 dt. 29-12-2007.  Por nga viti 2007 deri më sot, korrik 2024 ende nuk është bërë kontrata e “Shkëmbimit me pronarët e truallit”.

Pra, edhe pse kjo kontratë duhej bërë që para 17 vitesh, pronarët sot e kësaj dite nuk kanë në dorë Kontratën si detyrim ligjor menjëherë pas lëshimit të lejes së ndërtimit e aq më pak të kenë në dispozicion sipërfaqet takuese për t’i shfrytëzuar, në një kohë që objekti ka filluar të funksionojë si zyra e shërbime pa marrë lejen e shfrytëzimit, akt ky i domosdoshëm për lejimin e përdorimit të një objekti ndërtimor.

Fatkeqësisht konstatoj se në këtë objekt, nga ana e Shoqërisë ndërtuese, edhe pse projekti i tij mban emrin e një prej Arkitektëve më në zë aktualisht z. Casamonti, ka ndërtime pa leje.

Janë realizuar sipërfaqe ndërtimore shtesë, si anësore ashtu edhe në lartësi, ndërtim pa leje, futje në pjesën e një prone tjetër, duke e bërë kësisoj objektin të paregjistrueshëm në ASHK

Në letrën e pronarit të truallit Kostandin Basho për institucionet e specializuara të shtetit dhe dy përfaqësi diplomatike,  të siguruar gjatë investigimit të “Telegraf” ,- thuhet se:

Nga dokumentacioni që njoh jam vënë në dijeni se Leja e Ndërtimit të këtij objekti është lëshuar nga Bashkia Tiranë. Kam që prej më shumë se 20 vjetësh që pres nga ana e kompanisë realizimin e ndërtimit të objektit e tani që është përfunduar, edhe dorëzimin e pjesës sime takuese. Në fakt ky veprim, pra përcaktimi i pjesës takuese të pronarit të truallit, duhet të kishte ndodhur që para nisjes së punimeve ndërtimore.

Fatkeqësisht konstatoj se në këtë objekt, nga ana e Shoqërisë ndërtuese, edhe pse projekti i tij mban emrin e një prej Arkitektëve më në zë aktualisht z. Casamonti, ka ndërtime pa leje.

Janë realizuar sipërfaqe ndërtimore shtesë, si anësore ashtu edhe në lartësi, ndërtim pa leje, futje në pjesën e një prone tjetër, duke e bërë kësisoj objektin të paregjistrueshëm në ASHK e duke na mohuar kësisoj edhe të drejtën e përdorimit, gëzimit e tjetërsimit të pronësisë të pjesëve që sikundër thamë më lart duhet të ishin përcaktuar shumë e shumë vite më parë.

Pronari i truallit Kostandin Basho e mbyll pjesën e parë të  letrës denoncuese, duke kërkuar zgjidhje nga ana e institucioneve shtetërore , për të detyruar pronarin që ata e kanë pajisur me letra  që të detyrojë  Shoqërinë “Al&GI” Shpk  që të mos japi lejen e shfrytëzimit të objektit pa realizuar kontratën e shkëmbimit me pronarin e truallit. Në të kundërt përgjegjësit dhe pronari i Kullës që është ngritur në krahë të Gjykatës së Lartë dhe përballë “Kishës Ortodokse “ në Zemër të Tiranës, do të përballen me institucionet hetimore dhe krimit ekonomiko-financiar.