Ndarja nga jeta e profesor Sabit Brokaj, Presidenti Meta: Lajm i trishtueshëm për të gjithë

287
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të profesorit të njohur Sabit Brokaj.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se lajmi për humbjen e profesor Brokës është një lajm i trishtueshëm për të gjithë.

POSTIMI:

Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër.

I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit!