Vetëm diktatorët denoncohen kështu/ Dy ‘shuplakat’ e KiE për Ramën

497
Albania's Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)
Sigal

Në ditën kur Indeksi i Demokracisë i ‘The Economist’ tregonte se Shqipëria ka pësuar rënie të ndjeshme që kur Edi Rama mori pushtetin, një lajm kishte kaluar pa rënë në sy.

Teksa Shqipëria vazhdonte të etiketohej si regjim hibrid, një fjalë e gjetur sa për të mos thënë diktaturë apo autokraci, Këshilli i Europës po i drejtohej Komisionit të Venecias për dy nisma ligjore të Edi Ramës kundër lirisë së medias.

Ishte një lëvizje e paprecedent, kur vetë Këshilli i Europës, aq më tepër Komiteti i Monitorimit të Asamblesë Parlamentare, i kërkonte një trupe që është pjesë e KiE, të shqyrtojë nismat, të cilat qeveria i mbron me zell diktatorial, duke habitur botën perëndimore.

Kjo goditje mund të duket e paralajmëruar sepse Komisionerja për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç ishte treguar shumë kritike ndaj Edi Ramës për paketën antishpifje. Madje SHBA dhe BE kishin kërkuar që qeveria të merrej me Këshillin e Europës. Por në vend të kësaj, Rama shpiku një moment, duke përdorur një përgjegjës të lirisë së medias në OSBE dhe mori prej tij një gjysmë-miratim për nismën e censurës. Më vonë edhe vetë OSBE e kuptoi skandalin dhe reagoi duke kërkuar rishqyrtim të paketës antishpifje.

Por Këshilli i Europës nuk mund të ndalej me kaq. Ata e dërguan Ramën vetë në Komisionin e Venecias, duke e bërë shembull të denjë për autokratët.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Këshilli i Europës e denoncon kaq hapur Ramën, si njeri me tendenca diktatoriale. Sa për informacion, Këshilli i Europës është organizata lider në kontinentin tonë për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Në qershor të vitit të shkuar, kur Edi Rama po e çonte vendin symbyllaz drejt greminës me votimet njëpartiake, Këshilli i Europës vendosi të tërheqë vëzhguesit. Drejtuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës thanë se nuk do dërgojnë delegacion vëzhgues në Shqipëri.

Goditja e fortë merrte kuptim pasi vlerësimi politik i zgjedhjeve lokale bëhet pikërisht prej tyre. Në vend ngeli misioni i ODIHR, që bëri vlerësimin e zgjedhjeve, duke i quajtur në çdo pikë skandaloze.