Kishte mbjellë kanabis përreth banesës, arrestohet 61 vjeçari në Korçë

222
Sigal

Policia e Korçës ka arrestuar një 61-vjeçar, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë A. Z., 61 vjeç, pasi ky i fundit kishte mbjellë rreth banesës në fshatin Voskop bimë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativave të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Voskop, përreth banesës së shtetasit A. Z., 61 vjeç, kanë konstatuar të mbjella bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve proceduriale specialistët për hetimin e krimeve, bënë arrestimin në flagrancë të 61-vjeçarit për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.