Kreu i PL-së, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet e organizuara në nder të Gerti Bogdanit në Parlamentin e Shqipërisë.
Meta u shpreh se “ishte e paimagjinueshme që sot do ti jepnim lamtumirën e fundit”, duke u shprehur se ish-deputeti ishte shembull për të gjithë.
“Ishte e paimagjinueshme që sot, do të jepja dhe unë si shumë e shumë qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë, lamtumirën e fundit një personaliteti të njohur publik.
Nga një familje shumë e njohur dhe me shumë vlera, tradita të Tiranës. I cili ishte një model i të rinjve të shkolluar që u kthyen në vend, që dhanë kontributin e tyre në jetën publike.
Që treguan aftësi në menaxhim, po kështu unë kam pasur kënaqësinë ta njoh edhe si Kryeparlamentar dhe në detyrën e deputetit, përveç edhe shumë raporteve të tjera, edhe shoqërore, edhe personale.
Është një moment shumë i rëndë për të gjithë, dhe kjo pjesëmarrje tregon tronditjen e opinionit për një ndarje kaq të befasueshme, dhe shokuese.
Por, të gjithë janë këtu sepse, vlerësojnë kontributin e tij, veprat e mira, që ka lënë, modelin shumë të mirë, edhe kujtimet shumë të bukura dhe pozitive për të tërë.
Jemi pranë familjes së tij në këto momente, shokëve, miqve, bashkëpunëtorëve.
I përjetshëm kujtimi i Gertit!”