Ndalimi i tubimeve elektorale, Kushtetuesja rrëzon Komitetin Teknik të Ramës

207
Sigal

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Republikane për të mos u ndaluar tubimet elektorale.

Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese detyron Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e vendimit.

Kujtojmë se Komitetit Teknik ka vendosur muajin e kaluar vijimin e kohëzgjatjes së kufizimeve, që parashikon ndalimin e tubimeve elektorale.

“Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës

Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë”, në pikën 1 të urdhrit nr.633, datë 17.11.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi”, citohet në vendimin e Kushtetueses.