Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama sa i takon çështjes së pensioneve.
Në një deklaratë për mediat, Shehaj tha se kryeministri mashtroi sa i përket rritjes së pensioneve, ndërsa shtoi se me këtë kategori qeveria po tallet.
DEKLARATA
Ky është mashtrimi i Ramës për pensionistët.
Kur i llogariti, pensionet i ktheu në euro dhe e bëri rritjen me rreth 80% në 10 vjet. Por si qëndron e vërteta? E vërteta është që pensioni mesatar në 2013 ishte 14500 lekë. Në 2023, pensioni mesatar është 18300 lekë dhe rritja është me 26%. Praktikisht i bie 382 lekë në vit më shumë.
Dhe 26% e bëri 83% duke mashtruar pensionistët, që qartësisht mbase nuk kuptojnë nga ekonomia, por e dinë sesa lek kanë në xhep.
Me një mashtrim para të gjithëve, në prime time, e bëri 26%-in në 83%. Si e bëri? Para se të bënte krahasimin, i ktheu njëherë në euro dhe meqë leku është përforcuar në këto vite, i rriti gjasme pensionet me 83%.
Kjo është një tallje! Një tallje e bërë haptas, për të cilën nuk flet askush në fakt. Është e pafalshme që një kryeministër që është aty përtë rritur pensionet, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, del dhe mashtron thjesht me një hile duke i përllogaritur jo në lekë, por në euro.
Pensionet e qytetarëve shqiptarë mesatarisht janë rritur me vetëm 382 lekë të reja në vit. Praktikisht, po të llogarisim edhe inflacionin qenë këto 10 vjet ka qenë pothuajse 30%, pensionet e shqiptarëve jo vetëm që nuk janërritur por janë ulur. Dhe këtë fakt, Rama e ka transformuar me këtë hilen e vogël duke thënëqë gjasme pensionet kanë kaluar nga 101 në 183.