Sokol Skura: Askush nuk e pengon fitoren tonë në 25 prill

249
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Elbasan, Sokol Skura me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, është shprehur se askush nuk e pengon fitoren e madhe të 25 prillit.

“Për të gjitha shantazhet e kryera në rrethin tonë ndaj qytetarëve, dashamirësve dhe simpatizantëve, së shpejti unë do të mbajë një dalje për shtyp për t’i bërë publike.”,- u shpreh Skura në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Askush nuk e pengon fitoren tone ne 25 prill,

Inskenimet dhe makinacionet e kryera ndaj personit tim dhe familjes time nuk me ndalojne ne fitoren e sigurte,

Per te gjitha shantazhet e kryera ne rrethin tone ndaj qytetareve, dashamiresve dhe simpatizateve, se shpejti une do te mbaje nje dalje per shtyp per ti bere publike.