Ndalimi i koalicioneve në zgjedhje/ Manjani: Rama synon të shkrijë partitë

303
Sigal

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh sot në mbështetje të listave të hapura dhe mungesës së koalicioneve në zgjedhje. Manjani shkruan në rrjetet sociale se me këtë qëndrim Rama kërkon të shpërndajë parti politike. “Pra përveçse ndalon koalicionet, kërkon edhe të shpërndajë parti politike!!!!

“Subjekti unikal” do të thotë në shqip, të shkrihen shumë parti.

Hë ta lumsha!

Jepi!

Çoje deri në fund!

Shkatërro çdo qelizë demokracie në këtë vend!

Nxirrja ujët e zi këtij vendi e të biem rehat të gjithë!”, shkruan Manjani.