Rama dhe Pacolli bien dakord, mbledhja e radhës e qeverive mbahet në Korçë

486
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim zv. kryeministrin e Kosovës, njëkohësisht edhe ministër i Jashtëm, Behxhet Pacolli.
Rama shkruan se është rënë dakord që mbledhja e ardhshme mes dy qeverive të mbahet në Korçë më 27 nëntor, ndërsa më 28 do të vijojë në Vlorë për festën e flamurit.
Pacolli ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me krerët e shtetit, duke nisur me Presidentin Ilir Meta, ministrin e Evropës, Ditmir Bushati dhe së fundmi me kryeministrin Edi Rama.


Sigal