Ndal masakrës së Vjosës! Nisma e Presidentit është kthesa që pritej!

56
Nga Edmond Panariti 
Ndal masakrës së Vjosës! Nisma e Presidentit është kthesa që pritej!
Degradimi i Vjosës është jo imagjinar, por real.
Hidrocentralet e Kalivaçit dhe Poçemit nuk janë fantazi por projekte shfrytëzimi mbi Vjosë.
Të cilat janë një kercënim i provuar dhe i vërtetuar nga studiuesit tanë dhe të huaj.
Nëse nuk ndërhyhet tani dhe menjëherë, ata do të çrregullojnë në mënyrë të pakthyeshme, regjimin e ujërave dhe do të prishin të gjithë ekosistemin e lumit të vetëm të egër në Evropë.
Dhe jo vetëm!
Por ky ekosistem po kërcënohet nga ndotja e rëndë dhe e turpshme e brigjeve të lumit që sëbashku me shpyllëzimet janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre bashkive që lag ky lumë.
Të cilat sëbashku me pushtetin qëndror të kontrolluar vetëm nga nje parti, janë drejtpërdrejt përgjegjëse për shkretimin dhe shndërrimin e brigjeve në kosh plehrash.
Prandaj nisma e Presidentit ishte emergjente, parandaluese dhe shpëtuese për këtë pasuri jo vetëm kombëtare, por Evropiane.
Imazhi mund të përmbajë: pemë, qiell, bimë, mal, jashtë, natyrë dhe ujë