Nasip Naço: Fitorja e LSI-së po afron, 25 qershori ditë historike

517
Kryesuesi i listës së LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, ka publikuar disa foto në profilin e tij në ‘Facebook’ nga takimi elektoral që ka pasur ditën e djeshme në Gjerbs, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
Naço shkuan se takimi ishte mbresëlënës, si dhe pritja ndaj Metës ishte shumë miqësore, duke shtuar se ky është tregues i dashamirësisë që mbështetësit vijojnë ta tregojnë pa asnjë rezervë për LSI-në. Po ashtu, Naço është shprehur se LSI-a do të ketë një fitore të madhe në zgjedhjet e 25 qershorit. “Në Gjerbs ishte ndalesa e parë e pritjes mjaft miqësore, që kurrë nuk mungon ndaj Ilir Metës. Ardhja e tij është çdo herë e mirëpritur dhe tregues i dashamirësisë që mbështetësit vijojnë ta tregojnë pa asnjë rezervë.Një festë e vërtetë mes njerëzish të mirë, po i paraprin fitores së pabesueshme që po afron”, shkruan Naço në profilin e tij në ‘Facebook’.
Sigal