Deputeti i PL, Petrit Vasili e cilëson akuzën ndaj ish presidentit, Ilir Meta një ‘vetëvarrosje të narkodrejtësisë’.
Sipas Vasilit, realiteti është i qartë: zero dokumente, zero prova dhe fakte, që të mund të provojnë narkoakuzën e drejtësisë me regji kundër Metës.
Përmes një statusi shterues në facebook, Vasili thotë se ‘narko-drejtesia vetëm po vetvarroset’, pasi si vegël qorre po përdoret për asgjësimin e pluralizimit politik dhe demokracinë, ndërsa ligjvënësi i PL ndër të tjera, shton se socialistët kanë ringjallur në mënyrën më të pështirë drejtësinë e agjitacion propagandës komuniste.
Postimi
Realiteti që nuk e luan topi eshte se kunder Ilir Metes ka absolutisht zero dokumente, zero prova dhe zero fakte, qe te provojne narkoakuzen e drejtesise me regji kunder tij.
Si nje shtetar shembullor Ilir Meta ne mbrojtjen e tij te shkelqyer demostroi ne menyre asgjesuese te kunderten e farses se narkodrejtesise dhe provoi se veprimet e tij kane respektuar gjithmone vetem Kushtetuten, ligjin dhe moralin me te larte.
Narkodrejtesia vetem po vetvarroset duke u shnderruar ne nje grope septike shpifjesh dhe manipulimesh ordinere qe s’kane as lidhjen me te vogel me drejtesine dhe zbatimin e ligjit, por vetem me narkoqeverine dhe pazaret politike mafioze.
Narkodrejtesia vetem po vetvarroset sepse si vegel qorre po perdoret per te asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracine dhe ka ringjallur ne menyren me te peshtire drejtesine e agjitacion propagandes komuniste.
Narkodrejtesia vetem po vetvarroset sepse fake akuzat e trasha dhe me zero dokumente,zero fakte e zero prova jane vetem prove e deshtimit te saj te plote ne cdo drejtim.
Narkodrejtesia vetem po vetvarroset sepse me te tille akuza tragjikomike nuk e mposht dot Ilir Meten, por vetem e larteson shume si nje burre shteti i vertete, patriot dhe njeri me integritet njerezor te larte.
Narkodrejtesia vetem po vetvarroset sepse po prodhon nje zhgenjim mbarepopullor absolut me qendrimin e saj te felliqur, duke mbyllur syte e poshteruar dhe gjunjezuar perpara korrupsionit me mijra fakte, dokumente e prova te Edi Rames dhe Erion Velise nderkohe qe shpik thashetheme legenash per te mbushur dosjen e rreme kunder Ilir Metes.
Ilir Meta sot me mbrojtjen e shkelqyer te tij i beri realisht pretencen pa kthim drejtesise sorrosiane me regji, qe ka zgjedhur te vetvarroset.