Naftëtarët e Ballshit protestojnë para Prefekturës së Fierit: Qeveria tallet me ne

436
Një ditë pas deklaratës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, drejtuar naftëtarëve të Ballshit dhe Fierit për të aplikuar për pagesën e papunësisë, ata janë ngritur në protestë.
Ditën e sotme, punonjësit e rafinerisë së Ballshit janë mbledhur duke protestuar përpara prefekturës së Fierit.
Ata thonë se qeveria është tallur me ta dhe me kërkesat e tyre, duke u shprehur se nuk do ta pranojnë mbylljen e rafinerisë.
Naftëtarët deklarojnë se do të përshkallëzojnë protestat, nëse nuk u paguan pagat e prapambetura dhe siguracionet.
Ata thonë se rafineria nuk është jashtë funksioni, ndaj kërkojnë që të rikthehen në punë.
Sigal