Mziu: Të gjithë së bashku do të bëjmë në betejën e zgjedhjeve 2025, për të triumfuar e mira ndaj së keqes, demokracia ndaj diktaturës!

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër Xhelal Mziu ishte në një takim prezantues bashkë me Sekretarinë e Përgjithshëm të PD, kryetarin e PD Dibër Ilir Krosi dhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dibër. Ai u shpreh se Dibra, ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin dhe Partinë Demokratike . Gjithashtu ai tha se të gjithë së bashku do të bëjmë në betejen e zgjedhjeve 2025, për të triumfuar e mira ndaj së keqes, demokracia ndaj diktaturës!

“Dibër. Në takimin prezantues bashkë me Sekretarinë e Përgjithshëm të PD, kryetarin e PD Dibër Ilir Krosi dhe strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dibër.
Me përulësi e mirënjohje për besimin dhe bashkëpunimin, falenderues për mikëpritjen, energjinë, entuziazmin dhe premtimin që të gjithë së bashku do të bëjmë në betejen e zgjedhjeve 2025, për të triumfuar e mira ndaj së keqes, demokracia ndaj diktaturës!
Dibra, ka qindra arsye për të mbështetur ndyshimin dhe Partinë Demokratike, sepse:
Dibra dhe qarku Dibër, sot është më e varfër se dje, është më e shpopulluar se sa dje, është më e vjedhur se 4 vite më parë, më e kriminalizuar se 4 vite më parë, është me një bujqësi të shkatërruar, është me një arsim të braktisur, është me një shëndetësi inegzistente, është me një infrastrukturë totalisht primitive.
Ne, do të kthejmë besimin dhe shpresën, ne do të përballemi, ne do të kemi një platformë euroatlantike qeverisëse, ne do ta nxjerrim nga harta e krimit e korrupsionit, do ta nxjerrim nga skamja dhe shpopullimi, ne s’bashku do të trimfojmë ndaj diktaturës, ne do të fitojmë.”

NOA

Gjithashtu pas takimit në Dibër ai ka bërë edhe një takim me strukturën e PD-së në Klos. Ai tha se Krijimi i degës PD Klos një vlerë e shtuar në betejën për largimin e së keqes.