Dr. Suela Dinellari: Disfunksionimi i politikave ekonomike shtetërore i ka orientuar gratë drejt ekonomisë familjare e vetëpunësimit

374
Disfunksionimi i politikave ekonomike shtetërore dhe rritja e nivelit të papunësisë në rajonin e Korçës; ka orientuar gratë e këtij rajoni drejt ekonomisë familjare e vetëpunësimit dhe sektorit privat.
Përballë sfidave të shumëfishta ato kanë zgjedhur punët artizanale dhe fasoneritë, si mundësi për të siguruar të ardhura.
Por prapa këtij realiteti qëndron dhe fataliteti i keq qeverisjes sepse tek ekonomitë familjare:
– mungon subvencionimi për të rejat në këtë fushë, të cilat shpesh kërkojnë mbështetje nga organizata jo qeveritare
– mungon mbështetja shtetërore për promovim dhe markting të punëve të tyre
– nuk ka lehtësira fiskale, siç kanë vendet fqinje dhe
– nuk ka certifikim të punëve të tyre për t’i mbrojtur nga konkurrenca.
Nga ana tjetër; mbrojtja e oligarkisë së ngritur në sistem edhe në sektorin privat të fasonerive flet qartë për mungesë të shtetit në mbrojtje të punëmarrësit e në zbatim të Kodit të Punës.
Kjo situatë duket qartë kur:
– mungojnë marrëveshjet e punës të parapërcaktuara
– “puna në të zezë” mbetet ende fenomen
-puna e keq paguar është e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura
– vazhdon shfrytëzimi për punë jashtë orarit dhe punë të tjera të ndryshme nga ajo që është përcaktuar në kontratën e punës dhe
-mungon kontrolli dhe mbrojta e shtetit për kushtet e mjedisin; në mbrojtje të shëndetit.
Sa më sipër; shteti duket se qëllimisht e ka humbur rolin e tij duke prodhuar përkeqësim ekonomik të familjeve të tyre, ulje të dinjitetit dhe profesionalizmit të punës artizanale të të rejave korçare në ruajtjen e trashëgiminë e traditës se hershme dhe humbje të besimit social e sigurisë shtetërore.
Në mbrojtje të legjislacionit të punës; të gruas, dinjitetit dhe profesionalizmit të saj, të sektorëve privat të sipërcituar; kërkohet me domosdoshmëri ndryshim!!!
Dr. Suela Dinellari
Lektore pranë Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë
Nënkryetare e LSI-Korçë
Sigal