Një 42-vjeçar u paraqit paraditen e së hënës në urgjencën e QSUT-së për ndihmë mjekësore.
Sipas edhe policisë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë.
Ndërsa pas disa orëve, raportohet se policia ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin.
Ai është identifikuar si Viserjon Metuku, teksa ende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin i cili la pas një të plagosur.
Autori i të plagosurit i cili u paraqit paraditen e sotme në spital, është arritur të prangoset nga efektivët e policisë.
Më herët përpara oficerëve të policisë gjyqësore, i plagosuri u shpreh se nuk kishte arritur që të shikojë dhe identifikojë personin i cili e dëmtoi me mjet prerës thikë dhe më pas u largua.
Teksa burime për BalkanWeb raportuan se i plagosuri dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.



















