Murrizi: Rama nuk bind opozitën parlamentare për Reformën Zgjedhore

249
Sigal

Deputeti Myslim Murrizi ka bërë me dije se opozita parlamentare nuk ka për të votuar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore pa Listat e Hapura.

Murrizi tha se opozita parlamentare do vendosë kushte dhe sanksione ndërkohë do të ketë një radikalizim për kërkesën për ndryshim sistemi.

Ai bëri të qartë pas mbledhjes prej 2 orësh në Kryesinë e Kuvendit me Ramën se javën që vjen propozimi për ndryshim sistemi do të shkojë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

”Boj kot. Patjetër do të radikalizohet. Arritëm kërkesën e parë që të vinte Rama këtu, se kishte hall të bënte dashurinë me Lulin,

Ne do rifillojmë në Komision të Reformës Zgjedhore, dhe do vendosim kushte dhe sanksione. Raporti i Komisionit do vijë në parlament. Nuk do e votojmë nëse nuk futen aspiratat dhe propozimet.”- tha Murrizi.