Murrizi: Berisha do të marrë drejtimin e PD, është zbatim i vendimit të delegatëve dhe anëtarësisë

258
Sigal

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi shprehet se lideri historik i demokratëve Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të marrin drejtimin e PD.

I ftuar në një emision, Murrizi tha se marrja e selisë së PD është zbatim i vendimit të Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit dhe Referendumit të 18 dhjetorit, që shkarkoi Lulzim Bashën dhe Kryesinë.

“Grupi që është i mandatuar nga delegatët e 11 dhjetorit, por Berisha si inicinuesi i kësaj lëvizje, e ka detyrim të zbatojë vendimin e shumicës së delegatëve dhe vendimin e anëtarësisë së PD, të cilët ata si grup e kanë prezantuar që ka marrë mbi 43 mijë vota, për shkarkimin në bllok të kryetarit dhe Kryesisë. A thërrasin militantët demokratët, a anëtarësinë…me të shpall non grata në shtëpinë tënde, 17 deputetë të PD të cilët nuk ka takat t’i deklarojë publikisht të përjashtuar nga partia, por thotë i kam hequr nga funksionet, deklaratë boshe dhe hipokrite.

Unë i kam bërë një thirrje publike para pak kohësh, kur unë dhe Rudina Hajdari mbajtëm mandatet, në sinkron me çfarë kërkoi Amerika, ky anti-amerikani i atëhershëm dhe pro-amerikani i sotëm, na përjashtoi me vendim Kryesie, pse nuk belbëzon dhe pse nuk ka këllqe të përjashtojë këta 17 deputetë, Edmond Spahon, Palokën, Tritanin të gjithë ata që kanë qenë haptazi në takimet e Foltores dhe në Kuvendin e 11 dhjetorit. Aq më shumë që i ka etiketuar si antiamerikanë ky proamerikani, t’i heqë nga paria.

Sa kohë nuk i heq nga partia këta janë në të drejtën e tyre legjitime së bashku me mbështetësit e tyre të shkojnë dhe të marrin zyrat në dorëzim për të ushtruar detyrën që iu ka caktuar Kuvendi i 11 dhjetorit dhe që u ratifikua nga anëtarësia në referendumin e 18 dhjetorit”.