Gazetari Ylli Dylgjeri ka bërë një reagim epik në rrjet ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit prej ditësh postin deklarata të artistëve dhe aktorëve të njohur, që mbështesin sipas tij shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
“Që ishte nip i Spiro Kolekës e dija… Nuk e dija që ishte dhe nipi i Manush Myftiut. Pres të dalë këto ditë dhe nip i Enverit, e në fund të thërras:
Mos Tu shoftë fara!”, shkruan Dylgjeri në rrjet, duke ironizuar Ramën edhe me një bisedë imagjinare mes tij dhe aktorit të madh, Naim Frashëri.
Postimi i Ylli Dylgjerit
Most u shoftë fara!
Që ishte nip i Spiro Kolekës e dija… Nuk e dija që ishte dhe nipi i Manush Myftiut. Pres të dalë këto ditë dhe nip i Enverit, e në fund të thërras:
Mos Tu shoftë fara!
Edi Rama: Më 1966 në Teatrin Kombëtar, kur ishte gjallë dhe aktori i madh Naim Frashëri, rastësisht u takuam në oborr me Manush Myftiun, anëtar i byrosë politike atë kohë.
Naimi i tha: “Nuk po mendon partia për një teatër të ri?”, ndërsa përgjigja e Manush Myftiut ishte: “Naim, nipat tanë të ndërtojnë një teatër të ri, ne nuk kemi mundësi, presim nga nipat tanë”.
Pra ne jemi ata që sot duhet ta ndërtojmë një teatër të ri kombëtar.