‘Mos ia prish këtij, mos ia prish atij, ngela pa bërë fëmijë me burrin tim’, Murrizi në Kuvend për GJK: Nuk votoj asnjë lloj paçavurre, ambasadorët janë në jerm

245
Sigal

Deputeti Myslim Murrrizi në foltoren e Kuvendit ka kundërshtuar kandidatët e Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij janë të afërm të anëtarëve të qeverisë. Murrizi tha se sa i takon emrit të Altin Binajt, që pritet të kalojë në Kuvend, bëhet për ”hallin e ndërkombëtarëve, dhe të marrëveshjes në letër bakalli që është bërë në 5 Qershor”.

“Nga halli ju votuat Reformën në Drejtësi edhe pse nuk e doni, për çfarë e keni bërë këtë Gjykatë Kushtetuese? Kjo më kujton atë gruan e vjetër, që ishte në pazar e tha, mos ia prish atij, mos ia prish këtij, ngela pa bërë një fëmijë me burrin tim. Të ngarkosh sot SPAK-un me krimet zgjedhore e bën që ai të mos merret me 140 deputetët, ministrat e zëvendësministrat dhe 2 mijë drejtorët në të gjithë vendin.

Ndërkombëtarët flasin në jerm, unë nuk votoj për porosi ambasadash, ndërkombëtarët ose janë të painformuar ose flasin në delir. KED i Ardian Dvoranit është bërë si monument kulture, na detyron ne o votoni një prokuror të Vlorës o s’ka. Nëse doni Gjykatë Kushtetuese me delirantë, shqiptarët thonë se më mirë është djepi bosh se me fëmijën brenda. Unë nuk di që shqiptarët aspironin këtë drejtësi të re, ka jo pak dosje që flejnë atje stok, dhe nuk kanë këllqe që të merren me to, pasi iu bie telefoni nga kjo sallë”, tha Murrizi.