Monika Kryemadhi: Në 25 prill, t’i kthejmë vajzat dhe djemtë e shqiptarve në Atdhe

250
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,  takon qytetarw në Njësinë 2 në kryeqytet

Më 25 prill, Shqipëria drejt Europës, Edi Rama hapi për shqiptarët

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dje u takua me qytetarw në Njësinë 2 në kryeqytet. Kryemadhi theksoi se pas 25 prillit, LSI do përpiqet ta dërgojë Shqipërinë drejt Evropës. Ndërsa shtoi, se djemtë e vajzat shqiptare, duhet t’i dalin për zot familjes, e flamurit kombëtar. Pas 25 prillit, misioni ynw wshtw  ta çojmw Shqipërinë drejt Europës dhe jo siç po e çon Edi Rama me sorrat e tij drejt gropës. Gropa që Edi Rama hapi për shqiptarët, do të bjeri vetë brenda. Sepse qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm të Tiranës, por në të gjithë Shqipërinë, e kanë dhënë fjalën e tyre, që më 25 prill do të votojnë djemtë dhe vajzat e tyre, do të votojnë burrat dhe gratë që i dalin për zot këtij vendi, që i dalin për zot familjeve, që i dalin për zot Shqipërisë, që i dalin për zot flamurit kombëtar.

T’i kthejmë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri

Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për qytetarët e Tiranës. Ne e dimë shumë mirë se çfarë mendon Edi Rama për shqiptarët. Dhe nuk na bëhet vonë fare se çfarë mendon ai. Sepse ne duam të bëjmë më të mirën për të rinjtë dhe për të rejat, t’i kthejmë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri, të jetojnë në Shqipëri, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë. Rama ka ikur, por Rama do iki më 25 prill me votën tuaj, sepse ne dimë të tregojmë që jemi qytetarë e qytetare europianë. Por ne dimë të tregojmë edhe anën tjetër të monedhës, kur nëse Edi Rama kërkon të cenojë shqiptarët, djemtë dhe vajzat e tyre, ai jo vetëm që do të shtypet si një mizë, por do të zhduket si një specie dhe Shqipëria të mos shikojë më racë të tillë, që shet Shqipërinë dhe djemtë e saj.

Beteja jonë për një Shqipëri evropiane

Mandi, Eri, Denisi, Erisa,të gjithë më falni që ndoshta si përmend dot emrat por ishin gjimnazistë nuk votonin dhe kanë votuar disa për herë të parë në 2005, disa në 2007 dhe sot ky suport i madh nuk vjen vetëm për LSI por vjen për Nikoletën, vjen për Klodin, vjen për Adën të cilët janë pjesë e LSI. Unë sot jam jo vetëm krenare, por jam më e vendosur se kurrë për ta çuar deri në fund betejën tonë. Betejën për një Shqipëri evropiane, betejën për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve. Kjo betejë nuk është thjesht betejë politike. Kjo është një betejë kombëtare sepse në fund të fundit, ne jemi shqiptarët që do ta ndërtojmë Shqipërinë. Djemtë dhe vajzat e Shqipërisë do ta ndërtojnë Shqipërinë. Sepse ata e duan, ata e adhurojnë vendin e tyre dhe ata do ta mbrojnë vendin e tyre. Unë sot më shumë se kurrë dua t’ju them që mirënjohja e LSI nuk është thjesht mirënjohje për të folur për ju.

Çlirimi i ekonomisë nga oligarkët

Mirënjohja e LSI është me veprën, punën, angazhimin që deputetët e LSI jo vetëm në qarkun e Tiranës por në të gjithë Shqipërinë, do mbajnë fjalën, do realizojnë të gjithë angazhimet politike dhe do të bëjnë atë për të cilën shqiptarët kërkojnë. Punë të mirëpaguar. Çlirimin  e ekonomisë nga oligarkët, arsim për fëmijët, shëndetësi për qytetarët shqiptarë, në mënyrë të tillë që mos të kemi më parullën një vaksinë një votë. Shqiptarët janë të gjithë të barabartë dhe për të ka përgjegjësi e gjithë qeveria shqiptare. Prandaj më 25 prill ju ftoj të gjithëve, t’ju drejtohemi kutive të votimit. Votoni numrin 6 sepse duke votuar numrin 6, keni votuar për LSI. Keni votuar për veten tuaj, keni votuar për të ardhmen tuaj.