Monika Kryemadhi: Mogherinit i kërkuam të ndërhyjë tek Rama për të liruar 11 kuksianët e protestës

465
Pas takimit me shefen për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat theksoi rolin e opozitën në këtë proces.
Pas marrjes së rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave, Kryemadhi tha se kjo dritë jeshile i jepet dhe klasës politike për të reflektuar.
Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu që i kishin kërkuar Mogherini-t të ndërhyjë te Rama për të liruar 11 kuksianët e arrestuar pas protestave të dhunshme për rrugën e Kombit.
“ Duke pasur parasysh falënderimet për KE duke i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për herë të dytë, kjo dritë i jepet dhe klasës politike për të reflektuar. I kërkuam Mogherini-t ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore t’i kërkojë Ramës të lirojë 11 kuksianët që mbeten të arrestuar në mënyrë të padrejtë. Ajo që dua të themi është se sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe ta shohin BE sa më pranë. Mogherini na falënderoi dhe opozitën si bashkëvepruese në këtë proces. Opozita është ajo që ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj, për t’i dhënë më shumë shqiptarëve dhe jo mazhorancës,” tha Kryemadhi.
Në takimin me Mogherini-n mori pjesë edhe deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, si dhe Edi Paloka e Tritan Shehu të PD.
Sigal