Monika Kryemadhi: Kryesimi në tre qarqe, është për të krijuar frymë në ato zona

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë televizive në prag fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, tha se kandidimin si të parën në listë për t’u bërë deputete në tre qarqe, e cilëson si përgjegjësi prej postit si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetarja e LSI-së është listuar e para në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Ajo e komentoi me ironi se “kjo mundësi iu dha nga Edi Rama me ndryshimet e parregullta të Kodit Zgjedhor”.

NOA

Kryemadhi tha se kishte vendosur të kryesonte listat e tre prej qarqeve më të mëdha për t’i dhënë “frymë, shans dhe mundësi” të rinjve dhe sidomos grave të këtyre zonave. ”Në fakt [për të hequr dorë nga mandati] do të jetë ai qark që do t’i krijojë mundësinë një gruaje apo një të riju për të hyrë në parlament”,- u shpreh Kryemadhi.