Aksidenti i rëndë, makina përfundon e palosur poshtë karrocerisë së kamionit (VIDEO)

378
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Dajç.

Siç shikohet edhe nga pamjet, një automjet është përplasur me një kamion, ku deri më tani raportohet për 2 persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që makina ka përfunduar e shtypur në pjesën e pasme të kamionit.