Shkatërrohet banda e trafikut të drogës dhe të armëve, arrestohen gjashtë shqiptarë, mes tyre një grua

265
Sigal

Një bandë që trafikonte drogë, armë dhe kryente vjedhje në Athinë u godit nga Nën-Drejtoria e Sigurisë së Athinës.

Mediat greke shkruajnë se operacioni i cili zgjati dy ditë u zhvillua në Athinë dhe Korint, ndërsa në pranga kanë rënë një 25-vjeçar grek dhe gjashtë shqiptarë, të moshës midis 27 dhe 38.

Anëtarë e organizatës kriminale akuzohen për vrasje, pastrim parash dhe dhunim të disa punonjësve. Po ashtu u arrestua edhe një grua shqiptare e akuzuar për shkelje të legjislacionit për armët dhe substancat narkotike.

I bashkakuzuar në të njëjtën çështje është edhe një tjetër shqiptar 32-vjeçar, i cili është identifikuar dhe është në kërkim.