Sigal

Intervista e Kryetares së LSI-së, në emisionin ‘Java Debat’ në RTSH

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Java në RTSH zhvilloi një intervistë ku ndër të tjera deklaroi se në mënyrë që Shqipëria të jetë e barabartë për çdo individ duhet të ngrihen të gjithë qytetarët të bashkuar.

Intervista e plotë e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për integrim

Sapo kemi përfunduar me një ekspert ekonomie bisedën mbi pastrimin e parave dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte se ai tha që 10-12% e parave të GDP-së, janë të ardhura nga veprime kriminale. Pra 1.2 miliardë euro në ekonominë tonë futen nga burime kriminale. Ju si kryetare e një partie të opozitës, keni një opinion?

Absolutisht! Në fjalët e mia në Parlament gjatë gjithë kësaj periudhe, por jo vetëm në Parlament edhe në shumë dalje apo prononcime publike,çështja e pastrimit të parave, apo e induktimit të bërë ekonomisë shqiptare nëpërmjet parave që vijnë nga droga dhe krimi i organizuar, është një nga problemet kryesore që ka sot ekonomia shqiptare. Për momentin mund të duket si diçka pozitive për ekonominë, sepse kemi një rritje të GDP-së, por problemi qëndron në faktin që 10-11% që mund të jetë në bazë të studimeve të një shoqate, apo të institucioneve zyrtare, apo jo zyrtare, do të thotë që kjo pjesë drejton ekonominë shqiptare drejt asaj gjëje. Ajo ç’ka bën problematikën më të madhe është që përveç induktimit të parave që vijnë nga droga apo krimi i organizuar, Shqipëria është kthyer edhe në një lavatriçe të pastrimit të parave, e cila ka krijuar një nga problemet më të mëdha që do të ishin PPP-të e famshme, pra projekti 1 miliardë euro që e promovoi Kryeministri, kishte si qëllim futjen e parave të tjera, të cilat nuk do të shërbenin si paratë që vinin deri dje te krimi i organizuar nga blerja e apartamenteve, e makinave luksoze, orave, bizhuterive, pronave të ndryshme, apo hoteleve dhe moteleve, restoranteve. Por këto para tashmë do të futeshin edhe nga paratë e drogës, nëpërmjet pastrimit të një instrumenti shtetëror. Çfarë do të thotë? Po të marrim rastin e Teatrit Kombëtar, ishte një skemë e pastrimit të parave. Vetë kompania “Fusha”, në të gjithë turn overin e saj në 24 vjet, nuk i ka kaluar më shumë 20 milionë dollarë.

E keni shifër zyrtare? Kjo është një akuzë shumë e rëndë…

Jo kjo nuk është një akuzë. Unë e kam thënë edhe herë të tjera, në rastin e zotërisë në fjalë. Sikur ky të kishte fituar 100%, ta kishte koston zero, ky zotëri ka marrë tendera apo biznese nga buxheti i shtetit, nga investitorë të tjerë, të deklaruara në bazë të bilanceve, sepse kompanitë e mëdha kanë bilance dhe për hir të së vërtetës, duam apo s’duam ne, në 27 vite demokraci është formalizuar bilanci sidomos për kompanitë e mëdha. Në një turn over prej 40 milionë eurosh në 20 vjet, sikur rasti më i mirë i fitimit të tij të jetë 40 milion euro dhe këto para ky vetëm ti ketë ruajtur, të mos i ketë shpenzuar, këtij nuk i dilnim 40 milion euro për të ndërtuar kullën e teatrit që kushtonte 200 milion euro. Ky zotëri për të bërë këtë projekt 200 milion euro, do të drejtohej drejt bankave. Në qoftë se ju do të jeni kriminel, që mund të keni 200 milionë euro dhe si ke depozituar, ti nuk shkon dot ti marrësh këto para dhe ti fusësh në investim, sepse gjëja e parë që do të thonë krim ekonomik, pastrimi i parave është se ku i gjete paratë. Atëherë Lorenc Vangjeli thotë që të shkojnë në një bankë dhe banka thotë që unë do të jap kredi 160 milion euro. Jeni një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri që do të japë kredi 160 milion euro për Teatrin Kombëtar, kur ne e dimë shumë që bankat e nivelit të dytë në Shqipëri nuk e kalojnë kurrë vlerën 5-10 milion eurove maksimumi. Atëherë çfarë ndodh? Sikur sindikatat e bankave të nivelit të dytë të bëheshin bashkë që të miratohej një buxhet i tillë, duhet të miratohej në bordet e bankave të tyre që ndodhën jashtë Shqipërisë. Atëherë çfarë ndodh? Ndodh që përpara këtij rreziku, dhe jo më kot Banka Botërore dhe FMN-ja ishin kundër projektit të PPP-ve, dolën sepse ky projekt do të shërbeje për pastrimin e parave. Meqenëse Lorenci do merrte kredi, do të shlyheshin këto para. Si do të bëhej kjo gjë? Duke marrë paratë që vinin nga krimi i organizuar, që do t’i jepeshin Lencit dhe ky do t’i çonte në bankë si shlyerje. Faktikisht, ai 200 milionëshi që do hidhte Lenci, plus interesat, do shkonte diku rreth 220-230 milionë. Në Shqipëri këto para do të pastroheshin nëpërmjet buxhetit të shtetit.

Fjalët dhe akuzat tuaja janë shumë të rënda…

Jo këto janë të vërtetat. Pse u tërhoqën nga projekti i Teatrit? A e dini ju? Sepse bankat e Shqipërisë nuk pranuan për ta subvencionuar projektet PPP. Shikoni sot si ka ngelur Rruga e Arbrit. Nuk vazhdon puna te rruga e Arbrit sepse banka e nivelit të dytë në Shqipëri nuk e subvencionojnë nuk i japin kredi firmës ndërtuese, sepse kapacitetet e tij nuk e justifikojnë projektin që ai ka marrë për të bërë këtë rrugë. Pra, përveçse ka dashur të përdorë kompanitë serioze, por duhet thënë se ne jemi një shtet i pakonsoliduar ku edhe biznesi, edhe ekonomia, edhe politika, edhe gazetaria por edhe akademia i nënshtrohen dashje pa dashje qeverisë. Dhe këtu qeveria nuk është institucioni, por është individi. Të jeni të bindur që Rama nuk do u frikësonte nga deklaratat e opozitës apo edhe nga FMN-ja apo Banka Botërore. Ai ka hapur hetim për ‘Zërin e Amerikës’. Por problemi qëndron se Rama nuk e mendoi që bankat e nivelit të dytë do të bëheshin pengesa kryesore e kësaj. Këto banka, përveçse monitorohen nga Banka e Shqipërisë, janë branch-e të bankave të tjera ndërkombëtare dhe asnjë bankë ndërkombëtare nuk do të pranonte të ishte pjesë e kësaj skeme të pastrimit të parave, sepse për momentin mund të fitonte disa para, por nga ana tjetër perspektiva e saj do të shkonte edhe drejt një mbylljeje. Mos harroni që edhe hapja e Abi Bank, sepse këtu i djeg miza edhe kryeministrit tonë, është bërë pa një dosje të qartë të historikut të saj. Kjo bankë nuk është hapur sipas ligjit shqiptar, pasi në Shqipëri është e pamundur hapja e bankave me origjinë of-shore. Kjo do të thotë që këto para që derdhen në bankë nuk dihet se të kujt janë.

Nuk jemi parajsë fiskale ne…

Po nuk mund të jesh parajsë fiskale, sepse nuk ke stabilitet, nuk ke shtet, nuk ke siguri. Je një vend i pasigurt në zhvillimin e këtyre parajsave fiskale. Që në historikun e hyrjes së Abi Bank në Shqipëri vjen edhe loja e pastrimit të parave, e cila për hir të së vërtetës nuk e pati dot kapacitetin e futjes së parave sepse dashje pa dashje edhe institucioni i Bankës së Shqipërisë do të ruajë veten e tij në një farë mënyre sepse nesër pasnesër do të mbajë një përgjegjësi. Shoqërinë nuk e tremb kjo, mua jo. Kjo skemë tremb në radhë të parë ndërkombëtarët pra institucionet, fqinjët tanë, SHBA, vendet e BE, sepse pastrimi i këtyre parave nuk është se po rri në Shqipëri, apo të zhvillojë ekonominë shqiptare. Se të gjithë po i mbyllnim sytë edhe po thoshim, në qoftë se këto para do bëheshin shkolla, spitale, rrugë çerdhe. Por krimi të varfëron. Blen politikën, blen drejtësinë, për ta kthyer në shërbim të vetë. Rrezikshmëria e kësaj është te gjithë institucionet shtetërore dhe ekonomia e vërtetë shqiptare, që është ekonomia e vogël dhe e mesme, do të vdesë.

ABI Bank më shumë është bërë debat se ka qenë anëtar gruaja e Kryeministrit si anëtare e bordit deri në dhjetor të vitit të kaluar apo problem është vetë ABI Bank?

Unë mendoj se nuk ka të bëjë anëtarja e bordit. Unë jam një nga njerëzit që flas nga mëngjesi deri në darkë kundër sjelljes dhe veprimeve që bën Kryeministri i Shqipërisë. Sigurisht që anëtari i bordit ka një lloj rëndësie sepse nuk zgjidhesh kot anëtar bordi. Një pjesë e mirë e anëtarëve të bordeve në shumicën e rasteve janë ose konjuktura politike, ekonomike etj. Por edhe nder që mund ti bëhet Kryeministrit i cili krijoi mundësinë e hapjes së një banke të tillë në Shqipëri. Këtu nuk qëndron problemi te bashkëshortja e tij dhe të themi atë që është edhe po të jetë aksionere, apo të ketë opsionet e veta, nuk ka asgjë të keqe, po të ketë para dhe i ka vendosur në një bankë. Këtu problemi qëndron si është hapur kjo bankë. Mënyra, sepse ka një problem, ne kur shkojmë të marrim një pasaportë, ose një leje, licencë, kemi një listë dokumentesh që duhen. Edhe për të hapur një bankë ti ke disa pika në bazë të ligjit shqiptar. Një nga pikat më kryesore është që bankat në Shqipëri nuk mund të hapen kurrë me origjinë offshore. Dhe kjo është shumë e rëndë. Dhe kjo është shumë e rëndë, sepse nuk tregon që paratë e kësaj banke nga vijnë.

Lorenc, më lejo ti them Monikës se ky është një trajtim i ri, jashtë mënyrës se si duam ti bëjmë ne gjërat për përfitime të vogla politike, problemi është ABI BANK,dhe pyetja e fundit është, a i ka instrumentet opozita që të hedhë dritë në sytë e publikut mbi të vërtetat e kësaj banke, sepse nuk i ka instrumentet.

Jo, opozita e kishte shansin për ta bërë këtë, ku një nga anëtarët e bordit duhej të ishte anëtar i opozitës, sepse vetëm Banka e Shqipërisë mund të hedhë dritë dhe mund të bëhet një komision hetimor me dyer të mbyllura që të mos krijojë asnjë lloj konfuzioni. Skemat off-shore në Shqipëri janë të ndaluara dhe përderisa janë të ndaluara, nuk duhet të bëhen. Problemi qëndron këtu që opozita duhej të kishte një nga përfaqësuesit e saj në bordin e bankës së Shqipërisë, ku tre duhej të vinin nga Parlamenti dhe për hir të së vërtetës nuk është se është shkruar gjëkundi, por tradicionalisht në 27 vitet e politikës gjithmonë kanë qenë 2 mazhoranca dhe një opozita dhe faktikisht mazhoranca i ka dërguar të tre kandidatët vetë, të cilët janë të paligjshëm sepse një anëtar i bordit të bankës duhet të propozohet me të paktën 28 firma dhe deputeti firmos vetëm për një anëtar, mazhoranca ka propozuar 3 anëtarë të bordit ku i bie 28×3=84 vota, pra 84 firma, i bie që të ketë firmosur edhe kryeministri dhe prapë duhen edhe 6 firma të tjera, kush ka firmosur, pra një nga anëtarët e bordit është jo legjitim. Pse e themi këtë, e themi këtë se i duhet ideja për ta mbyllur si proces në bordin e bankës, megjithatë ne themi se antarët e bordit të bankës kanë të drejtë të bëjnë hetim, se nuk e bën dot, por Parlamenti mund ta krijojë këtë gjë, edhe pse unë besoj që nuk do të jetë e nevojshme ta bëjë Parlamenti Shqiptar këtë gjë dhe as opozita apo politika pse kam përshtypjen dhe për aq informacion sa mund të kem, institucionet ndërkombëtare të pastrimit të parave duke filluar që nga SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë investiguar dhe e kanë gjetur origjinën dhe rrjedhjen se ku shkon uji i gjithë kësaj skeme të pastrimit të parave, e cila besoj që shumë shpejt do të ndriçohet nga.

Ju lini të kuptohet që keni një informacion shtesë, nëse mund ta ndani këtë informacion edhe me publikun?

Jo nuk është informacion shtesë, mjafton të lexoni raportin e DASH dhe CIA-s, do të shikoni që institucione të tilla e kanë shumë të qartë dhe e tregojnë hapur , pastër dhe po ta lexosh me vëmendje dhe me gjuhën dhe metodën që ata flasin, për shuam njerëz që merren me punën e tyre, e kupton që zbardhja e skemës së pastrimit të parave, qëndron duke patur parasysh që informacionet e tyre kanë qenë në mënyrë shumë të saktë, mund të themi që kanë pasur edhe pendito në skemën e tyre të pastrimit në të cilën i kanë kapur dhe mbas kësaj gjurmët e ABI BANK shkojnë kudo. Mund të jetë ABI BANK si emër, por edhe ndonjë bankë tjetër, por unë mendoj që hapja me aq urgjencë dhe jashtë ligjit të Shqipërisë ishte një nga mekanizmat që mund të shërbente.

Megjithatë falë kujtesës time mund të më lini t’u kujtoj fjalimin e kryeministrit në ceremoninë e hapjes së kësaj banke, duke ju drejtuar të gjithë të pranishmëve atje, ku një pjesë e madhe ishin të huaj. U tha që më kanë falënderuar secili prej tyre për ndihmesën time në këtë histori, por ndërkohë i vetmi falënderim që më vjen është që kryeministri nuk ka bërë asgjë, më ka mbetur në mendje një frazë e tillë…

Unë mendoj që e para njëherë nëse banka do të ishte e ligjshme.

Jemi përballë protestës së 16 shkurtit, paralajmëruar nga opozita. Çfarë po ndodh, si po përgatiteni për këtë protestë? Cili është vlerësimi juaj paraprak dhe pse një qytetar i lirë në Tiranë, Tropojë apo Sarandë duhet të vijë t’ju dëgjojë juve në Bulevard?

Së pari, unë mendoj që protesta e opozitës është e vonuar, sepse janë shqiptarët ata që presin më shumë nga opozita dhe për hir të së vërtetës kanë të drejtë, por duke pasur parasysh kushtet në të cilat kjo opozitë punon dhe po të bëjmë një Zapping në të gjithë televizionet shqiptare dhe po të shohim edhe gjithë portalet, politika nuk analizon kush janë shkaktarët e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, e rritjes së taksave, rritjes së papunësisë, rritjes së çmimeve dhe asnjë nga ne nuk gjen kush është shkaku. Duam apo s’duam ka krijuar një lloj ambienti acid në aspektin e kësaj që njerëzit thonë: Po çfarë do bëjë opozita më datë 16? Njerëzit nuk duhet të dalin në datë 16 as për Lul Bashën, as për Monikën, as për Fatmir Mediun, as për Agron Dukën, as për Dashamir Shehin, as për Nard Ndokën apo Vangjel Dulen, por në radhë të parë ata duhet të dalin për veten e tyre në protestë. Sepse shqiptarët sot çmimin e energjisë elektrike e kanë më të shtrenjtë, çmimin e bukës e kanë më të shtrenjtë, taksat e kanë më të larta. Njerëzit atje duhet të dalin edhe për fëmijët e tyre, për studentët, që kanë dy muaj që protestojnë. Duhet të dalin edhe për banorët e Unazës së Re, apo të Bulevardit të Ri apo të Shkozës, sepse sot atyre po iu prishet shtëpia, por nesër ai vjen në mes të Tiranës ta prish shtëpinë, siç po bën pallatin atje të Presidenca. Protestës së opozitës duhet t’i vëmë një emër, që është shumë i thjeshtë: Ka ardhur koha që të ngrihemi të gjithë për të pasur një Shqipëri të barabartë.

Protesta është thirrur për rrëzimin e qeverisë dhe Kryeministrit. Është një shprehje simbolike për të mobilizuar më shumë njerëz apo ka vërtetë një plan dhe synim konkret, që kjo protestë të mos kthehet në shtëpi pa realizuar këtë qëllim dhe si mund të realizohet ky qëllim, duke pasur parasysh që asnjëherë në Shqipëri qeveritë nuk janë rrëzuar me protesta të organizuara nga opozita?

Kjo është e vërtetë. Mos të harrojmë dhe në 97, kur shqiptarët u ngritën opozitaishte PS. Ishin njerëzit që iu kishin prekur xhepin. Dhe sot shqiptarëve iu është prekur xhepi. Se të të iki fëmija nga shtëpia në emigracion dhe sot je shteti I pare në BE që kërkon numrin më të lartë të azilkërkuesve. Dhe një nga pikat kryesore që e ngre dhe komisioneri Hahn, që duhet të realizojë Shqipëria, ulja e numrit të azilkërkuesve dhe kryeministri ynë me batutë thotë ne jemi për një lëvizje të lirë se kujton se po lëvizin njerëzit nga Tirana dhe Durrësi dhe po shkojnë në Elbasan. Kur në fakt janë problematika, njëlloj si puna e kreditorëve se atëherë iu merrnin para shqiptarëve kurse sot po iu merr shpirtin. Pra njerëzit do të ngrihen dhe do ta shpërthejnë. Jam shumë dakord që protestat e opozitës nuk kanë rrëzuar asnjëherë qeveri por aa protesta e opozitës, kanë krijuar disa kondicione të cilat ne si si opozitë e kemi thënë, e ka thënë dhe Basha. Ne nuk kemi si qëllim të marrim pushtetin në tavolinë. Ne pushtetin do ta marrim me votë. Për ta marrë pushtetin në tavolinë e merr kur të duash. Kape lidhe në Parlament dhe fshihe çoje gjëkundi se nuk ka as gardist kush ta ruajë sot. Sepse gardisti me 180 mijë të vjetëra që i jep Rama as ka për ta mbrojtur.  Por nuk është kjo zgjidhja. Problemi është që ne duhet të jemi koshient vetë si klasë politike. Unë mendoj që sot njëra nga gjërat më të rëndësishme për Shqipërinë është marrja e negociatave. Do jemi në BE? Apo do jemi një vend pa identitet që nuk e di çfarë përfaqëson. Unë mendoj që më shumë se shqiptarët që janë europianë nuk i takon njeriu tjetër. Por ne për shkak të një klase politike apo për shkak të sjelljes së një grupi të caktuar njerëzish të cilët nuk duan ta pranojnë këtë gjë, ne nuk kemi pse të ngelemi peng  këtyre. Po flas unë që të themi jam në një parti politike, apo u që jeni të pavarur, apo dikush tjetër.  Por edhe PS nuk ka pse ngel peng i këtij njeriu. Shikojmë qeverinë e tij. Kush nga ata ka përgjegjësi përballë votuesve socialistë? Ka ajo e arsmit që është e paedukatë, e pasjellshme? Kush ka? Ka ministrja e financave? Cili është detyrimi që ka kjo qeveri përballë socialistëve? Duam apo nuk duam ne, PS është aset në politikën shqiptare. Siç janë të gjitha partitë e tjera, siç janë të gjitha elementet e tjera me të mirat dhe të këqijat e tyre. Se nuk ka njeri perfekt sot. Vetëm Zoti është i tillë. Ne të gjithë të tjerët, jemi njerëzor, bëjmë gabime, kemi ndryshimet tona. Dikush kërkon falje, dikush jo, dikush e kërkon me sjellje, me veprime, me fjalë por në fund të ditës ne jemi që do ta bëjmë këtë vend. Ose nuk do ta bëjmë. Dhe ky njeri duhet të kuptojë që këtu nuk është çështje e pushtetit të tij por e një sistemi që duhet ndërtuar për të gjithë. Se sot jemi të gjithë të rinj, mund të kemi dhe para dhe pushtet. Unë do dal nga studio juaj, më pret makina, kam shoferin do shkoj në shtëpi. Por kur të jem plakë 80 vjeç, nuk do kem fuqi. Kush do më vizitojë? Do më gjejnë të vdekur në shtëpi se nuk do ketë njëri kush të më shikojë se do mungojë sistemi. Në fund të ditës ky është sistemi që të del për zot ty. Nuk është individi. Dhe një nga problemet që ka pasur politika shqiptare është që ne gjithmonë kemi bërë shtetin në bazë të individit. Shiko SHBA. Çfarëdo që ndodh, Presidenti është President, me sjelljen e tij nga më të ndryshmet, ama shteti është shtet, institucioni  është institucion.

Opozita synon të manifestojë fuqinë e vetë, apo vërtetë ka një skenar dhe nuk do lëvizë nga vendi?

Nuk është problemi te qëndrimi i ditëve. Deri në datën 16, d.m.th deri pas 3-4 ditësh secila nga partitë kanë axhendat e tyre politike partiake, sepse duam apo jo, strukturat politike janë struktura organizative, të cilat në njëfarë mënyre edhe shpërndahen apo dhe krijojnë atë infrastrukturën e përgatitjes së një opinioni. Unë mendoj që protesta e opozitës do të shërbejë si një organizatore e grumbullimit të shumë grupeve të interesit, të shumë individëve, shoqërive dhe faktorëve qofshin politikë dhe jo politikë. Sepse ka dhe faktorë të tjerë politikë të cilët ndihen të frustruar, ndihen të zemëruar, ndihen të papërfshirë. Janë pensionistët, pavarësisht bindjeve politike, janë më të grabiturit. Me ligjin e 2015 që ne kemi kaluar, një pensionist duhet të marrë pensionin minimal 470 mijë lekë. Por faktikisht e merr 270. Ku shkon 200 mijë? Por nuk ia jep ti sepse skema jote, me kontribute nuk e përfshin. Dhe ti bën 3 lloj skemash përllogaritjesh pensioni. Dhe ti merr llogaritjen kush del më e ulëta. Mos të harrojmë edhe një gjë që këto janë edhe tema të programeve elektorale. Ka qenë një pikë, ku pensioni më minimal ka qenë 250 mijë lekë, nuk e di pse nuk e kanë votuar. Unë jam e bindur që çdo parti politike, kushdo që vjen në pushtet do që të rriten pensionet. Por problemi qëndron te çështja e vendeve të reja të punës. Nëse ti nuk do të kesh kontribuues për të plotësuar skemën, ti nuk mundesh sot, sepse në fund të ditës çfarë janë kontributet? Nuk ka dëshirë dhe vullnet politik për ta realizuar, sepse duam apo s’duam ne, prindërit e mi, mamaja ime merr një pension prej 180 mijë lekë të vjetra. Ajo ka paguar 21% të pagës së Sigurimeve Shtetërore në kohën e Partisë së Punës. Por 21% e pagës të asaj rroge që ka qenë, i bie 200 dollarë në muaj në atë kohë, që po ta kthesh në vlerë në valutë, ta fusësh në obligacione financiare, ta fusësh në bono thesari, ajo nuk duhej të dilte 180 mijë lekë. Ajo duhej të dilte 2000 dollarë.  Kjo është e vërteta. Po marrim pastaj kooperativat, që 30 vjet që kanë punuar në kooperativa, nuk marrin fare pension, ata marrin pension social që është 70 mijë lekë të vjetra. Ka edhe një diskriminim tjetër, që në bazë të kësaj, ai vërtetë nuk ka derdhur kontribute që të bësh llogaritje, por ti ke pasur ligjin e Bashkimit Sovjetik që në bazë të tij, kush punonte në kooperativë nuk paguante kontribut, sepse përgjigjej shteti, se ishte vend diktaturë.  Kanë punuar të shkretët edhe ditën e dielë në kooperativë. Çfarë bën ti si shtet? Ti si shtet, në 27 vite tranzicion, çfarë bën? Cila është skema jote që do të ngresh? Ose do të krijosh skemën e obligacioneve, pra mos bëj pastrim parash të drogës, por futi kontributet e pensionistëve në skemë investimesh, në mënyrë të tillë që ti t’i investosh. Se ti paratë e Buxhetit të Shtetit ia paguan një koncesionari, pra ti i thua firmës Gjoka, Salillari që të hedhi sot 11 mijë dollarë, sepse nesër do të japi 11 milionë dollarë. Po lekët e mia që derdhen si kontribute, pse si jep me interes këto? Ndërsa këtij që ti jep lekët për të bërë rrugë, për të pastruar paratë e tua, këtij i jep përqindje. Lekët e mia që unë i fus për kontribute, po ti fus në një bankë me interesa, mund të rriten. Kjo është një skemë shumë e madhe dhe ne do të zgjatemi shumë. Pra edhe pensionistët duhet të dalin në protestë…

Po bëni një ftesë për pensionistët që edhe ata të vijnë në protestë. Por ju dhe të rinjtë tuaj, në skenar, keni diskutuar që të bllokoni, të paktën në datën 16, hyrjen e zyrtarëve në Kryeministri ?

Është një opsion.

Axhenda e tij parashikon që d të jetë jashtë Tirane, kam përshtypjen, por pyes për ditën e shtunë, sepse interesohem të di se çfarë do të ndodhë të dielën dhe të hënën. Do të vazhdoni të jeni sërisht në bulevard?

Dinamika e jetës politike deri më datë 16, do të jetë shumë e nxehtë dhe do të ketë ngjarje të ndryshme. Do të ketë ngjarje, të cilat unë nuk kam përse i them. Tematika e jetës politike do të jetë shumë aktive. Do të jetë Parlamenti, do të jetë media, do të ketë denoncime, të cilat duan apo nuk duan do ta ndezin jetën politike. Data 16 do të jetë kulmi i gjithë jetës politike.

A do të ketë vijimësi kjo protestë edhe pas datës 16?

Opozita nuk do të eci me një plan,por do të eci me disa plane. Të jeni të bindur që çadër nuk ka. Për këtë të jeni të bindur, sepse protesta nuk është te çadra, pavarësisht që është një element që e bëri punën e saj dhe secili duhet ta shikojë në këndvështrimin e vendimmarrësve të çadrës.

Kryetarja e partisë së dytë opozitare, thotë që drejt 16 shkurtit do të ketë ngjarje. Kjo është edhe teknologjia që çdo opozitë e ndjek. A keni ndonjë shqetësim se ka një shfryrje nga disa grupe të protestës nga masa të pjesshme që merr qeveria? Lëvizja studentore rezulton e ndarë, nuk janë më… Mund ta themi këtë , nuk janë më  siç ishin fillim, sepse disa kanë thënë boll kemi tarifat, tjerët kanë kërkesa më shumë, kemi edhe disa tërheqje, psh sot është anuluar edhe loti i parë i Unazës së Re, domethënë janë disa veprime që , ju jeni të shqetësuar për këtë?

Jo un nuk jam e shqetësuar, sigurisht që do të më vinte mirë që gjërat të kishin qenë ndryshe, për shkak edhe të gjithë atij angazhimi të qindra e mijëra studentëve, studentët janë elementi që ka më shumë frikë Edi Rama. Për hir të së vërtetës periudha janar-shkurt edhe mesi i marsit, duam apo nuk duam ne studentët janë në periudhë sezoni, mos harrojmë edhe nga ana tjetër që një student i Universitetit shtetëror i kushton familjes së tij 10 mijë lekë në ditë dhe pjesa më e madhe në Universitetin e Tiranës, janë studentë që vijnë nga rrethet dhe që prindi i tyre të sakrifikojë për të sjellë studentin në protestë dhe të mos shkojë në mësim, kushdo të ishte do të thonte djalë i mbarë të kam dërguar në shkollë që të mësosh dhe një student në protestë vetëm një shishe ujë, një kafe dhe një sandwich do të kushtojë 7 mijë lekë, pa llogaritur fletoret. Mollë , portokalle kemi çuar, kuant , gocat tona kanë blerë nga 5 kile, anëtarë të partisë tonë që kanë qenë në protestë, si ajo gruaja që shpërndante sandëich tek Ministria e Arsimit, ashtu kanë shpërndarë, ashtu si PD dhe PS-ja kanë shpërndarë ushqime për studentët që kanë ndenjur tek kryeministria që në fund të ditës çdo njeri do ta bënte, po të ishte për çështje pagese dhe mercenarë, ke sa të duash mercenarë që e nxjerrin zgupthi  Edi Ramën nga zyra, kështu që nuk është problemi për të paguar, problemi është që ndërgjegjësimi i studentëve