Monika Kryemadhi, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku me ironi ka uruar “oligarkët dhe bandat” për fitoren në zgjedhje.
Kryemadhi tha se vullneti i popullit është tjetërsuar dhe se pavarësisht se LSI ka marrë mbi 100 mijë vota, kjo nuk reflektohet në mandate.
Ajo i kërkoi falje Presidentit Meta, për dorëzimin e mandateve parlamentare dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019.
Kryemadhi deklaroi se “LSI do të ringrihet nga hiri”.
Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:
“Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave sepse ata fituan zgjedhjen
Së dyti uroj presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta që dha në Shqipëri
Sot u mbyllën rezultatet e zgjedhjeve për Partitë dhe dua të falënderoj 107 mijë votuesit e vlefshëm që dhanë votën për LSI dhe 87 mijë të paligjshmit.
Ky është një falenderim zemre dhe shpirti për të gjithë burrat dehe gratë që nuk pranuan të shiten dhe vazhduan betejën deri në fund.
Makineria mediatike oligarkike politike nuk u tërhoq asnjë moment.
Patëm një strategji të gabuar, mosmarrje pjesë në zgjedhjet lokale dhe i dhamë dashje pa dashje Edi Ramës dhe bandës së tij pushtet të madh.
Kjo gjë dhe koha dhe ky rezultat tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë për këtë situatë ku gjendemi sot ndaj dhe dua që në emër të LSI dhe timin persona ti kërkoj falje për këtë veprim e këtë qëndrim që nuk soli asgjë tjetër për ndryshimin po solli vetëm rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve.
LSI dhe qytetarët ishin përballë një pabesie të madhe që e deformoi thellë vullnetin e tyre, i dha hapësirë dhe frymë bandave dhe krimit, i dha mundësi lëvizjeje oligarkëve për të tjetërsuar dhe sfumuar çdo qëndrim”, tha ajo ndër të tjera.