Monika Kryemadhi: Hapjet e dyerve të LSI për të rinjtë dhe të rejat nuk është fasadë, por është politikë për ti rikthyer ata në Shqipëri

256
Sigal

Në vijim të takimit në qytetin e Vlorë ku prezantoi kandidatët e LSI-së për këtë qark, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se hapjet e dyrve të LSI për të rinjtë dhe të rejat nuk është fasadë, por është politikë për t’i rikthyer ata në Shqipëri.

“Sot më shumë se kurrë Shqipëria dhe Vlora kanë nevojë për djemtë dhe vajzat e saj. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne. Prandaj në këto 25 ditë që kanë ngelur mos ndalni, derë më derë, shtëpi më shtëpi, mik më mik, ashtu sikurse po kthehen djemtë dhe vajzat që janë në Amerikë, në Greqi, në Itali që të votojnë në Shqipëri, ashtu duhet të shkojmë edhe ne derë më derë për ti bindur njerëzit që të shkojnë të votojnë në qendrat e votimit, atje ku janë dhe të godasin me votë të gjithë ata që nuk i kanë mbajtur premtimet dhe të vlerësojnë më votë djemtë dhe vajzat e tyre dhe ata që e mbajnë fjalën e dhënë.”,- shprehet Kryemadhi gjatë takimit.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit : 

Sot tek vija rrugës, ndalova dhe takova disa miq midis Fierit dhe Vlorës dhe më thanë: A do ta rrëzojmë më 25 prill?
Kë u thashë të rrëzojmë?
Të rrëzojmë këtë të çmendurin, se na shkatërroi!
I thashë: Ai nuk është i çmendur, ai është i keq. Po! Sepse mjafton të pyesim secilin nga ata që ka kaluar COVID-in e dimë se sa i ka kushtuar fatura financiare e ilaçeve. Se sa kanë paguar shqiptarët nga xhepi i tyre për COVID-in, aq do të paguajë sot Edi Rama dëmshpërblim për një televizion që e mbylli, vetëm e vetëm se donte ta mbyllte, ishte arrogant, ishte abuzues dhe kërkon të tjetërsojë çdo gjë.
Ju vlonjatët e dini më mirë se kushdo tjetër se ç’ po ndodh me shtëpitë tuaja. Se ç’ po ndodh me bizneset tuaja e me detin tuaj. Dhe më shumë se ju, nuk e vuan askush tjetër, por unë jam e bindur që surpriza e 25 prillit është nga Shkodra gjer në Vlorë.
Ngrihuni dhe bjerini, korrini dhe shtypini të gjithë ata që grabisin qytetarët, që grabisin pronat e qytetarëve, të gjithë ata që grabisin bizneset tuaja duke ju gjobitur, të gjithë ata që marrin çdo ditë jetën tuaj, frymën tuaj, ajrin tuaj, sepse janë të pangopur, sepse nuk kanë dashurinë e familjes, sepse nuk kanë dhënë dashuri për familjen dhe për prindërit e tyre dhe kjo është arsyeja që ata e urrejnë popullin e tyre.

Por ne më 25 prill do të shkojmë në kutitë e votimit, do të votojmë numrin 6 dhe unë do t’ju kërkoja të votonit numrin 6. Sepse do të votojnë Luan Ramën socialistët e zhgënjyer, se të rinjtë dhe të rejat votojnë Grisejdën, Anxhelën. Se gratë votojnë Lirinë, Entelën apo këdo tjetër. Se burrat votojnë Taqon, Ilirin. E pra, ajo që është e rëndësishme është që të gjithë të shkojmë dhe të votojmë. Të votojmë LSI-në. Pse? Sepse është e vetmja forcë politike që për hir të së vërtetës në të gjithë jetën e saj 17-vjecare dhe në 30 vitet e tranzicvionit, që ka rritur breza politikanësh të rinj, duke filluar që nga Erisa Xhixho që sot është Nënkryetare e LSI-së dhe ishte që prej themelimit të saj kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim. Për të vazhduar me Endrit Braimllarin që ishte kryetari i dytë i LRI-së dhe sot është Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së. Apo te Klajda Gjosha, te Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi e kështu me radhë.

Hapjet e dyerve të LSI për të rinjtë dhe të rejat, për djemtë dhe vajzat shqiptare nuk është thjesht fasadë, por është politikë për ti rikthyer ata në Shqipëri, për t’iu dhënë fatet e këtij vendi, që të bëjnë politikat, të marrin vendime për to dhe ti zbatojnë ato. Ky është misioni i LSI: Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve! Ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve dhe të rejave tanë! Ti kthejmë djemtë dhe vajzat tona në Shqipëri që të jetojnë, të punojnë dhe të realizojnë ëndrrat e tyre këtu.


Sot më shumë se kurrë Shqipëria dhe Vlora kanë nevojë për djemtë dhe vajzat e saj. Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për të gjithë ne. Prandaj në këto 25 ditë që kanë ngelur mos ndalni, derë më derë, shtëpi më shtëpi, mik më mik, ashtu sikurse po kthehen djemtë dhe vajzat që janë në Amerikë, në Greqi, në Itali që të votojnë në Shqipëri, ashtu duhet të shkojmë edhe ne derë më derë për ti bindur njerëzit që të shkojnë të votojnë në qendrat e votimit, atje ku janë dhe të godasin me votë të gjithë ata që nuk i kanë mbajtur premtimet dhe të vlerësojnë më votë djemtë dhe vajzat e tyre dhe ata që e mbajnë fjalën e dhënë. Ne e mbajmë fjalën, sepse ne jemi si ju, ne jetojmë si ju, ne punojmë si ju dhe ne do të vdesim këtu në Shqipëri.