Mogherini me 6 kryeministrat e Ballkanit: Përshpejtoni punën për në BE

565
Përfaqësuesja e lartë e BE Federika Mogherini organizoi një mbledhje informale me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministrim e Malit të Zi, Dushko Markoviç, Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, kryeministrin e zgjedhur të Maqedonisë Zoran Zaev, dhe Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdić.
Në qendër të këtij takimi ka qenë rruga përpara për perspektivën e rajonit për anëtarësim në BE.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të BE, thuhet se të gjithë të pranishmit konfirmuan angazhimin e tyre të plotë për të vazhduar punën për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ata përsëritën vendosmërinë e tyre dhe interesin e fortë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit duke sjellë rezultate të prekshme për jetën e qytetarëve të rajonit.
Gjithashtu ata theksuan përkushtimin e tyre për marrëdhënie të mira fqinjësie dhe thellimin e mirëkuptimit rajonal, përmes respektit të ndërsjelltë dhe bashkëpunimit.
Mogherini nga ana e saj inkurajoi gjashtë kryeministrat për të përshpejtuar punën e tyre në mënyrë që të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve dhe të për të ecur më afër Bashkimit Evropian.
Sigal