Miratohet pr.ligji për KLD,Ndoka: Ndryshimet cënojnë pavarësinë

434
Sigal

TIRANE– Komisioni i Ligjeve ka diskutuar dhe miratuar projektligjin për ndryshimet në ligjin për funksionimin e KLD-së, në të cilën është parashikuar dhe forma e lirimit nga detyra të anëtarëve të saj. Nga deputetët e opozitës ishte i pranishëm vetëm Nard Ndoka i cili ka votuar kundër, duke u shprehur se “këto ndryshime cënojnë pavarësinë e KLD dhe duhet debat, pasi një reformë e tillë ka nevojë për prezencën e opozitës”. Në mbledhjen e sotme të komisionit ka raportuar Zv/ministri i Drejtësisë Idlir Peçi, i cili tha se reforma është prioritet kyç, pasi sipas tij Kodi aktual ka disa rregulla procedurale të koklavitura. Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, KLD ka keqfunksionim, duke u ndalur edhe tek ndryshimet që duhet të bëhen në këtë ligj, në mënyrë që të për të përmirësuar sistemin. “Duhet disa rregulla të vetë KLD t’i ngremë në ligj, si zgjedhja e kryetarëve të Gjykatave. Është e nevojshme që publiku t’i shohë në mënyrë transparente mbledhjet dhe ato që ndodhin në KLD. Një anëtar i KLD zgjidhet për një anëtar të KLD. Duhet marrëdhënia mes inspektoratit dhe KLD, është shumë e rëndësishme ndaj e sjellim të normuara. Kemi sjellë edhe ndryshimet që vijnë pas ndryshimeve në Kushtetutë për procedimin dhe ndjekja penale e anëtarëve të sistemit të drejtësisë. Anëtarët e zgjedhur nga kuvendi dhe konferenca e gjyqësorit të shkarkohet për shkelje të Kushtetutës, i gjithë ndryshimi vjen në funksion të mirëfunksionimit. Nuk janë për të mallkuar apo akuzuar dikë. Disa norma të KLD t’i normojmë në ligj për të nxitur mirëfunksionimin. Shpresoj që pas miratimit të ligjit do kemi mirëfunksionim. Ne po i kërkojmë KLD të respektojë rregullat që ka miratuar vetë”, tha Majko.