Miranda  Shehu: Taksa e çorapeve të leshit

251
Sigal

Ngaqë jam kaq larg dhe nuk “hidhem” dot të shoh prindërit e mi, ndonjëherë në të rrallë blej diçka on line dhe iua dërgoj atyre. Miqtë që jetojnë larg e kuptojnë fare mirë këtë ritual. Idea është tiu dhuroj një moment gëzimi dhe t’i pushoj për një natë a dy ato zëra që më buçasin në kokë duke më kujtuar se jeta është e shkurtër e të jetuarit larg ka qenë zgjedhja ime.Kështu bëra para dy javësh me mendimin se po ftohet koha dhe diçka që i mban ngrohtë do tiu pëlqente. Ishte një blerje e thjeshtë e vogël (komplete të ngrohta për shtëpi dhe çorape leshi) me çmime shumë të arsyeshme. Çdo gjë shkoi mirë. Pas një jave, më vjen një email ku me behej e ditur se kjo dhuratë na qenka subjekt takse doganore, TVSH -je dhe e një deklarate të thjeshtëzuar.

$132 taksa për pizhama e çorape leshi!Po çfarë lidhje ka dogana me pizhamat e tim eti paguar nga vajza në Australi e cila e ka paguar njëherë transportin dhe taxat?Pyes dhe më thonë që edhe vendasit paguajnë të njëjtin tatim e çdoganim. Pra, edhe dhurata nga te afermit nuk merr dot “falas” qytetari shqiptar.I bie që qeveria Australiane të merret me dorezat e dyerve që më erdhën nga Kina! Bëj çudi dhe pezmatohem që në çdo drejtim, edhe kur është fjala për një dhuratë, i vështirësoher jeta qytetarit shqiptar.