Patronazhistët e 25 prillit/ Çudit deputeti i PS-së Toni Gogu, kamë qënë patronazhist, patronazhoja shoqet dhe shokët në shkollë

289
Sigal

 

Deputeti i PS Toni Gogu ka çuditur pasi ka folur mbi patronazhistët e përdorur nga partia socialiste gjatë fushatës së 25 prillit.I ftuar në emisionin ‘Të vaksinuarit’ me moderator Aulon Kalaja mbrëmjen e djeshme,(pardjeshme) Gogu nuk e quajti një fenomen të ri patronazhimin, pasi edhe ai vetë ka qënë patronazhist kur ka qënë në shkollë dhe patronazhonte shokët dhe shoqet.

Gogu: Nuk dua që informacioni të keqpërdoret por ajo që mund të them për patronazhistët, çdo forcë politike ka anëtarët, patronazhistët, por nuk i quajnë njësoj.

Kalaja: Anëtarë i kemi dëgjuar, por jo patronazhistë

Gogu: Po ta them në një formë tjetër, kur ka qënë në shkollë me shokët dhe shoqet e klasës të cilët i patronazhoja për mësimet. E njëjat llogjikë është dhe në parti, pasi këta patronazhistë kujdesen për familjet gjatë pandemisë, që të kenë për të ngrënë, patjetër që është një patronazhist.

Kalaja: U marin dhe votën në fund.