Miranda Rira/ Kyebashkiakja që po i ndërron fytyrën qytetit të Përrenjasit

1186
Nga Era ÇELA
Ja projektet që na presin për t’i realizuar në dy vitet e ardhshme …
Kryetarja e bashkisë Prrenjas bën të ditur projektet që ka zbatuar për dy vite në Krye të bashkisë Përrenjas. Gjithashtu Rira bën me dije dhe projektet që janë miratuar e presin fillimin e punës për zbatimin e tyre, por dhe projektet që ka aplikuara e presin për t’u miratuar nga Ministritë e ndryshme, dhe Fondi Shiptar i zhvillim. Miranda flet gjithashtu dhe për situatën që ka gjetur bashkinë dhe për vështirësitë që përball një kryetare kur gjendet në krye të një bashkie me aq shumë probleme siç është bashkia e Përrenjasit. 

Zj Rira pothuajse 2 vite në krye të bashkisë së Përrenjasit nga dita që keni marrë detyrën e kryetares dhe deri tani, sa e keni rimëkëmbur këtë bashki, pasi siç e dimë, ju e gjet♪7t në një gjendje të mjerueshme siç do ta quaja me realizëm unë? 
Në fakt kini shumë të drejtë se në të vërtet bashkinë e kam gjetur në një derexhe që nuk besoj të jetë gjetur ndonjë nga bashkitë e tjera të vendit. Pas katër vitesh keqmenaxhimi dhe babëzie nga ish kryetari, gjeta një bashki me një borxh rreth 800 milionë lekë të vjetra, pa përfshirë këtu pagesat e pashlyera për 5 muaj të fundit të punonjësve të administratës, gjithashtu pa përfshirë dhjetëra vendime gjyqësore të papaguara etj. Kam gjetur fondin e emergjencave zero. Pra çdo gjë në aparatin bashkiak varionte nga minus në zero. Sigurisht jam munduar ta rimëkëmb, por dëmi ka qenë shumë i madh, sa do shumë kohë të rikuperohet, por çdo gjë ka filluar të ndryshojë, duke filluar nga zyra ime që e kam gjetur pa asnjë gjë dhe deri tek buxheti i bashkisë. Them se deri tani e kam vënë disi në vijë e po e ci drejt rimëkëmbjes. Pojam e ndërgjegjshme se sigurisht kam edhe shumë për të bërë . 

Cilat janë projektet që bashkia Përrenjas ka realizuar për këto 2 vite? 
Ka filluar puna për projektin e bulevardit që fillon në hyrje të qytetit të Përrenjasit dhe mbaron në dalje të tij. Financimi bëhet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe nga grantet e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Ky financim është në vlerën 80.000000 lekë të reja me tvsh. Projekti është projektuar nga studioja Arkimed dhe fituar nga firma Zdravo. Ai do t’i ndryshojë plotësisht fytyrën qytezës së Përrenjasit, me gjelbërim dhe ndriçim në të dyja anët e rrugës, që në fazën e dytë do të lidhet në mënyrë organike edhe me një shëtitore buzë liqenit (rezervuarit) të Përrenjasit. Fshati “Rrëzë” është një ndër fshatrat më të harruar të bashkisë Përrenjas. I ndodhur në rrëzë të kodrës që kufizohet me Maqedoninë, prej vitesh me radhë ky fshat, ka qenë në harresën e pushtetit qendror dhe lokal duke vuajtur mungesën e ujit të pijshëm dhe ujit vaditës, mungesën e infrastrukturës, siç është lagjja e Tarushit, Çollakut, Gegës dhe Laçkës. Tani projekti i gurrave të zeza si edhe kanali vaditës i Vijës së Lumit, do t’i shërbejë kryesisht këtyre banorëve për ujin e pijshëm dhe ujin vaditës. Një ndër projekte më të mëdhenj është dhe Ujësjellësi “Gurrat e Zeza”. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 6800 banorë të fshatrave: Kovanik, Skënderbej, Bardhaj, Gjashtelis, Sutaj, Rreze dhe një pjesë e Rrajcë-Fushës. Një financim me vlerë 2,3 milionë euro, financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të fillojnë së shpejti. Ky është një premtim i mbajtur, një shërbim dhe detyrim ndaj popullsisë së Rrajcës. Por së shpejti, do të jemi në njësinë administrative Qukës, për të prezantuar ujësjellësin me një projekt tjetër fitues Dritaj-Fanjë -Karkavec, nga i cili përfitojnë një numër i madh banorësh. Gjithashtu, me fondet e bashkisë, po mundësojmë ujësjellësin e Varovës në Skroskë dhe ujësjellësin e Kotodeshit. Sepse uji, është vetë jeta. “Gurrat e Zeza”, është projekti më i madh i investuar në Njësinë Administrative Rrajcë. Faleminderit Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që mundësoi financimin e këtij ujësjellësi, nga i cili do të përfitojnë ujë të pijshëm 6844 banorë të fshatrave; Kovanik, Skenderbej, Gjashteliz, Rrëze, Sutaj, dhe Rrajce (lagja e Çukut, Allidrit, Beqos, Malës dhe Tarushit, etj). Investimi kap vlerën: 3.233.790.000 lekë. Rreth 70% e kësaj vlere mbulohet nga banka gjermane KFW, 20% nga qeveria shqiptare dhe 10% nga bashkia Përrenjas.

Znj Rira cilat janë projeket që do të zbatohen në dy vitet në vijim nga bashkia përrenjas ? 
Na vijim të dy vjeçarit bashkia Përrenjas ka përpiluar dhe plot projekte të tjera, kështu është projekti i rrugës nacionale që fillon në hyrje dhe mbaron në dalje të qytetit të Përrenjasit, një projekt i financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili do të ndryshojë tërësisht tablonë e qytetit tonë. Ai do të përfshijë një brez të gjelbër, bulevard në të dy anët e rrugës nacionale, ndriçim, korsi biçikletash etj. Punimet do të fillojnë së shpejti dhe më lejoni të falënderoj edhe arkitektin e këtij projekti, Z. Gjergj Thomai. Një tjetër investim për bashkinë Përrenjas. Bëhet fjalë për projektin “Pyllëzimi i kurorës së gjelbër të qytetit”, vlera e të cilit shkon ne 18.000 000 lekë të reja . Dikur, kurora e pishave të qytetit të Përrenjasit u dogj nga njerëz të papërgjegjshëm me idenë për të ndërtuar shtëpi banimi, por ky investim do t’i japë mundësinë e gjelbërimit të kësaj kurore. Për këtë dua të falënderoj qeverinë shqiptare dhe Ministrinë Mjedisit. Ku ishte dhe dhurata më e bukur , për muajin e tokës! Shkolla 9 vjeçare “Qyra Sokoli”, do të rikonstruktohet së shpejti. Kushtet e vështira të shkollës duken qarte por ne do të mund ta ndryshojmë si pasojë e një investimi prej 45.000.000 lekësh të rinj të financuar nga Ministria e Arsimit. Kjo është shkolla e vetme 9 vjeçare e qytetit të Përrenjasit, ku mësojnë mbi 400 nxënës. Gjej rastin të falënderoj Ministren Nikolla për vëmendjen që i kushtoi kësaj shkolle dhe kërkojmë investimin edhe për shkollën “Dilaver Nezha” në Qukës , që po ashtu është në kushte shumë të vështira, ku mësojnë një numër i madh nxënësish. 

Po për transparencë mund të na bëni me dije projekte të tjera që bashkia Përrenjas ka aplikuar në qeverinë shqiptare dhe pret që të miratohen?
Po më lejoni t’ju bëj me dije projektet që ne, bashkia Përrenjas kemi aplikuar në qeverinë shqiptare, i njohur si Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Jemi shpresëplotë, se një pjesë prej tyre do të financohen nga qeveria shqiptare. Në bazë të Vendimeve të reja të shpallura nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2017 Bashkia Përrenjas ka aplikuar me këto projekte: Ministria e Zhvillimit Urban Rikonceptimi i qendrës së qytetit, Përrenjas, Rikonstruksioni i fasadave të qendrës së qytetit. Sistemim asfaltim i rrugës Autostradë-Qukës Skënderbe. 

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, 
1. Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Qyra Sokoli”. 
2. Rindërtim i shkollës së mesme të fshatit Kotodesh, 
3. Rindërtim i shkollës “Cu liqeni”, Rrajcë. 

MINISTRIA E BUQËSISË , ZHVILLIMIT RURAL ADMINISTRIM TË UJËRave 
1. Rikonstruksion dhe ndërtimi i kolektorit kryesor “Kanali i parë kullues Lingajcë-Fusha e Domosdovës “.
2. Rikonstruksion dhe ndërtim i përroit (mure mbajtëse +betonime+ prita malore ) nga xhamia fshati Rrajcë – varrezat lagja Rirës. 

MINISTRIA E MJEDISIT 
1. Pyllëzimi “ Kurorës së gjelbërt të qytetit” 

MINISTRIA E INOVACIONIT 
1. Ndërtimi i një faqeje WEB-it .
2. Ndërtimi i programeve kompjuterike, kërkesa -ankesa, shërbimet shoqërore, ndihma, ekonomike administrimi i taksave.

FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT, 
1. Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës Pishkash -Degëzimi miniera Skroskë , 
2. Rikualifikimi urban i fshatit Rrajcë dhe rikonstruksioni unazës Rrajcë-Sutaj.

Znj Rira sa e vështirë është qe të jesh kryetare e bashkisë së Përrenjasit me gjithë plagët e mëdha sociale që ka kjo bashki si papunësia dhe gjendja e vështirë ekonomike ? 
Me thënë të drejte vështirësi kam shumë, por me punë dhe përkushtim ia del, pothuajse unë çdo ditë në zyrën time pres qytetarë të ndryshëm që vijnë dhe që unë dëgjoj çdo problem të tyre, jam munduar që ku ka mundësi t’i ndihmoj për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tyre me ato kushte që bashkia e Përrenjasit ka, jam munduar që të jem pranë qytetarëve .Qytetarët e Përrenjasit janë të mirëpritur në çdo moment në bashki për çdo problem që ata kanë. Sigurisht që është shumë e vështirë të jesh kryetare bashkie, pasi do vullnet, përkushtim, punë, me orë të zgjatura, durim dhe aftësi për të gjetur zgjidhje problemeve të shumta, por megjithatë nuk ka punë pa lodhje dhe lodhja ka kënaqësi .
Sigal